Një helmetë greke, e cila thuhet se i përket shekullit i 4-të para Krishtit është gjetur në Kroaci. Mediat e huaja, bëjnë me dije se helmeta është gjetur në një varr në Zakotarac, në Dalmacinë e jugut dhe sipas arkeologëve ajo i përket një luftëtari që është varrosur aty rreth 2000 vite më parë.

Daily Mail shkruan se helmeta e zbuluar  njihet si ‘Helmeta Ilire’, por historianët grekë kanë thënë se helmeta është përdorur fillimisht në Greqinë antike në shekullin e 5-të para erës sonë, ndërsa ilirët sipas tyre e kanë përdorur atë në shekullin e 4-ët para erës sonë.

Ndërkohë mësohet se bashkë me helmetën, brenda varrit arkeologët kroatë kanë zbuluar edhe objekte të tjera si monedha, mbetje anijesh, shumica e të cilave sipas arkeologëve i përafrohen më shumë me ato që kanë lidhje me Greqinë antike.

Ju pëlqen!

Sipas arkeologëve, ‘Helmeta ilire’ është përdorur nga luftëtar elitar ilir.

Ndërkohë ata thonë ndër të tjera se mbetjet e gjetura në zonë mund të kenë ardhur aty nga piratët ose kanë qenë pjesë e luftëtarëve që kanë marrë pjesë në ndonjë nga betejat antike të zhvilluara aty.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.