Kemi hyrë në një dekadë të re edhe për botën e modës, por edhe një periudhë të re e cila sjell risi. Në fakt, syzet e diellit janë një element kryesor i veshjeve të dimrit, njëlloj si edhe për veshjet e verës

Këtë vit gjashtë janë tendencat e preferuara të syzeve të diellit që do të dominojnë në vitin 2020.

Nga kornizat e strukturuara futuristike deri te format e rrumbullakosura retro, ka diçka në përzierje për të gjithë – dhe për çdo buxhet.

Ju pëlqen!

Modeli i ri “Tiny Frames”

Skeleti i vogël do të jetë më i theksuar këtë vit. Në vend që të zgjidhni skeletet me tela, konsideroni një pamje të një cilësie të mirë me një skelet minimalist që do t’ju tërheqë më shumë vëmendjen për vitin 2020.

“Flat-Tops”

Trendi futuristik i aviatorëve vjen këtë vit në një stil më të rafinuar, me skelet më të trashë, që në një kohë tjetër do të konsideroheshin ultrafeminile. Këtë vit, megjithatë, skeleti ka një formë më të sheshtë dhe më sportive.

E bardhë e shndritshme

Nëse po kërkon trendet, jepi pak më shumë dritë bazës së zezë, po aq klasike, aq edhe asnjanëse. Merrni parasysh një skelet të bardhë të ndritshëm për vitin 2020. Gjeni stilin tuaj të preferuar – të vockël, aviator – dhe sigurohuni që të zgjidhni një stil në një ton të bardhë të pastër.

Strukturë futuriste

Syzet e diellit “Futuristic” kanë qenë në trend për disa sezone, por viti 2020 sjell një kthesë të re për të preferuarat tuaja. Në vend të stileve më sportive, përpiquni të arrini ato që kanë diçka pak më shumë për të ofruar, kur bëhet fjalë për formën dhe siluetën, me një madhësi të ekzagjeruar, sy maceje etj.

Me skelet të trashë

Pavarësisht se syzet me skelet mikro dhe mini dominojnë këtë vit, nuk mund të mos merret parasysh që modeli i syzeve me skelet të trashë është kthyer si një “hakmarrje”.

Stili “Retro”

Provoni pak me syzet e diellit për vitin 2020 dhe arrini një stil të vërtetë retro me anë të një skeleti të madh të rrumbullakët. Ne i duam gjithçka që nga dizajnet klasike deri edhe tek ato më modernet.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!