Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka prezantuar përpara liderëve të vendeve të G20 kërkesat e vendit të tij për rikthimin e paqes.

Jam i bindur se tani është koha kur lufta shkatërrimtare e Rusisë duhet dhe mund të ndalet, ka thënë ai, duke listuar gjashtë kushte, apo kërkesa që janë sipas tij, një formulë për paqen:

  • Siguri bërthamore
  • Siguri ushqimore
  • Siguri energjetike
  • Lëshimi dhe rikthimi i të burgosurve dhe të deportuarve
  • Zbatimi i Kartës së OKB-së, restaurim i integritetit territorial të Ukrainës dhe rendit botëror
  • Tërheqja e trupave ruse dhe ndalimi i luftimeve

janë pikat e Zelenskiyt që ka shtuar se “Ukraina nuk do të presë që trupat ruse të rifuqizohen”.

Bie në sy pika e pestë sipas kësaj renditjeje, ku presidenti ukrainas flet për restaurim të rendit botëror, një përgjegjësi që në terma praktikë nuk i takon Ukrainës, për më tepër që ajo mund ta kërkojë këtë thjesht me Kartën e OKB-së.