Antropologu gjerman, Raimer Shulc, në vitin 1937 ishte pjesë e një ekspeditë gjermano-italiane në Theth të Dukagjinit.

Gjatë qëndrimit merr pjesë dhe dokumenton varrimin e Ujk Vuksanit, si dhe të ashtuquajturën “Gjama e burrave” – traditë e lashtë, sidomos në veri të Shqipërisë.

Në ritual marrin pjesë të paktën 10 burra. Sa më i madh të jetë numri i tyre, aq më i madh është respekti për të vdekurin. Historiani shqiptar, Pjetër Marticanaj, ka thënë se kjo traditë është e lidhur ngushtë me vdekjen e Skënderbeut.

Nga mërzia thonë se princi Lekë Dukagjini kishte bërtitur me të madhe, rrihte gjoksin, këpuste flokët dhe gërvishte fytyrën e tij.