Një biznesmen rus ka ofruar një shpërblim prej 1 milion dollarësh për arrestimin e Vladimir Putin, duke postuar në internet një poster ku shkruhet ‘Kërkohet: Gjallë apo Vdekur’.

Alex Konanykhin shkruajti në postimin në Facebook se do të paguante shumë e konsiderueshme për arrestimin e Putinit si kriminel lufte, sipas ligjeve ndërkombëtare.

Konanykhin pretendon se Putin nuk është më president i Rusisë pasi ai ka vrarë kundërshtarët e tij.

Ju pëlqen!

Pasi Facebook e ndaloi postimin, Konanykhin këmbënguli se ai nuk po kërkonte që vrasjen e Putin, por vetëm nxjerrjen e tij përpara drejtësisë.

Lexo po ashtu:  Kosova refuzon ceremoninë e ndarjes së Nobelit për Handken, pret që njëjtë të veprojë Shqipëria
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!