Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla thotë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Në një intervistë për mediumin boshnjak FENA, Gërvalla tha se Kosova është duke u fokusuar në marrëveshjen finale që duhet të rezultojë në njohje reciproke.

“Njohja e plotë ndërkombëtare e realitetit të pavarësisë së Kosovës do të ishte një sinjal për Serbinë se destabilizimi i fqinjëve si Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk është një recetë për sukses”.

Ju pëlqen!

Kujtojmë se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me rastin e shënimit të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka dërguar një letër urimi në adresën e presidentes kosovare Vjosa Osmani.

Lexo po ashtu:  Varrezat masive të shqiptarëve në Serbi, Jovanovic: Kryeministri serb, Zoran Dindic, na kërkoi të hetohej pa zhurmë
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!