Gënjeshtra historike që të gjithë i besojmë si të vërteta

Për historianët, revolucioni francez, që e konsiderojnë një seri e gjatë ngjarjesh që zgjati pothuajse 10 vite, nisi në 5 maj 1789. Ishte atëherë që borgjezia u vu në krye të revoltës kundër sistemit feudal (ancien regime). Sa për kryengritjen e dhunshme të korrikut, nuk nisi me sulmin ndaj Bastijës. Sulmi kundër Bastijës në 14 korrik 1789 ishte vetëm njëri prej episodeve të shumtë të një revolte, e cila në Francë ishte e përhapur tashmë (mbi të gjitha për shkak të urisë dhe taksave).

Vetë kryeqyteti, prej disa ditësh ishte mbërthyer nga trazirat. Nga 12 korriku ishte vendosur një komitet i përhershëm revolucionar, që i kundërvihej qeverisë mbretërore. Sulmi ndaj kështjellës-burg të Bastijës, në fillim pati një qëllim praktik: të shtihej në dorë baruti dhe armët e garnizonit. U krye duke nisur që në mëngjes nga 900 të revoltuar, ndërkohë që në qytet ishin ngritur tashmë barrikadat.

Ju pëlqen!

Pas dështimit të një përpjekjeje me komandantin e garnizonit me 114 ushtarë, Bernard- René de Launay, nisi një betejë e shkurtër. Drejt orës 5 të pasdites, ata që e rrethonin hynë nga një portë e hapur duke liruar të burgosurit. Fortesa (e ngritur në vitin 1382, por nuk kish qenë asnjëherë strategjike) ishte transformuar në burg nga kardinali Richelieu në gjashtëqindën. Duke qenë se mes mysafirëve të saj kish patur edhe personazhe si iluministi Volter, propaganda revolucionare e bëri atë sulm si ngjarjen madhore të revoltës dhe 14 korriku u shndërrua në festë kombëtare të Francës.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!