Xhafë, shoku im i rinisë! Ti, me mua sotnte, përjetë, përgjithmonë!

Ishte shoku im, Xhaferi. Që në vitet 1986, 87, 88 e 89. Në vitin e rëndë të kombit tonë, në 1990, pas mbylljes së universitetit të Prishtinës nga dhuna e politikës jugosllave të kohës, ku unë isha student në fakultetin juridik, u detyrova të largohem. Braktisa vendlindjen pa dëshirën time, ika për në Gjermani tek babai im i cili punonte si punëtor emigrant. Isha vetëm 22 vjecar! Ëndërrat e jetës po më copëtoheshin…

Me Xhafer Kadirin më lidhin shumë kujtime të bukura, e të pashlyera nga kujtesa ime. Kujtimet nuk i harroj dot, sidomos ato momente gjatë pushimeve verore: natyra, fushat me gjelbërim, puna në fushat pjellore, kujdesi dhe kultivimi i vreshtërave: ahhh i kam ato peisazhe në mendje e në zemër: Ja, para syve të mi shoh mollën, rrushin, bostanin, ndjej arromën e tyre …
Unë isha gjimnazist në Prizren, ndërsa pushimet verore i kaloja në fshatin tim pitoresk, Pataçani i Poshtëm. E Xhafa, shoku im i dashur, ishte nga Rahoveci, por ne ishim me fat, sepse i kishim fushat, bregoret e vreshtat në regjionin e përbashkët, të quajtura Rastoje. Pra, kalonim momente rinore nostalgjike, me zjarr druri në natyrën e gjelbëruar, duke pjekur kallamoqe të njoma, shoqëruar me gota rakie të regjionit tonë. 

Përgjatë 30 viteve të fundit, ne kemi kaluar drejtime të ndryshme; Unë në Gjermani ndersa Xhafa në Kosovë. Ndoshta ai qëndroj në Kosovë, për të mos vdekur kurrë, e unë….

Sonte jam i dehur, nga cokërrimi i gotave më Xhaferin, të gotave që nuk do të thehen kurrë. Adhurimin dhe respektin tim që kam ndaj shoku tim të rinisë, e ndaj ushtarit të lirisë, Xhafer Kadirit, po e portretizoj me laps në letër. Loti nuk më lejon të shofë qartë e si duhet Heroin e mikun tim.

Në gjendjen shpirtërore në të cilen jam unë sonte, nuk e kam të lehtë portretin e vogël të heroit të madh.
Sot të portretizoj, miku im, ashtu siq të njof unë ty: të dashur, të kujdesshëm, të sinqertë, i butë e i emocionuar. Ti, gjithmonë, përjetë, i pavdekshëm. Ti, o shoku im e krenaria e Kosovës.
Këtu po e shkrijë, brendesin psikologjike të ushtarit, duke paraqitur në portret, që të mbetet gjithmonë në kujtesen tonë kolektive, që sot ne e gëzojmë!
Mbase një ditë, pas 30 viteve, tretur në mërgim, ndoshta do të takohemi, përsëri shoku im, i dashuri im i rinisë, Heroi i im i Shqiptarisë, Xhafer Kadiri! 

Gazmend Freitag
Gazmend Freitag
Gazmend Freitag
Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...