Sipas kryemnistrit Ramush Haradinaj, të gjithë ata shqiptarë në Kosovë e Shqipëri që mbështesin shkëmbimin e territoreve midis Serbisë dhe Kosovës, madje edhe mediat janë korruptuar, nga Rusia dhe punojnë për Putinin, shkruajnë sot gazetat ruse me shrkimin e titulluar “kryeministri i Kosovës Haradinai: Rusia sponsorizon ndarjen e Kosovës, ku shkruajnë për taksen e Krymenistrit të Kosovës Ramush Haradianjt vënë Rusisë dhe projektin e Thaçit dhe Vuçiq për ndarjen e Kosovës.

Ne po flasim për propozime për “korrigjimin e kufijve” midis Kosovës dhe Serbisë, në këmbim të territoreve të Serbisë Jugore të banuar nga shqiptarët – Preshevë dhe Bujanoc.

“Në veri të Kosovës janë gjetur rezerva prej 500 miliardë dollarësh (rreth 37 trilionë rubla). Në të njëjtën kohë, buxheti i Kosovës është 2 miliardë dollarë dhe buxheti i Shqipërisë është 4 miliardë dollarë. Të tilla janë llogaritjet e thjeshta të Rusisë”.

Ju pëlqen!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj njoftoi ekzistencën e një projekti të caktuar për ndarjen e Kosovës, të financuar nga Rusia.

Sipas Haradinaj, të gjithë ata shqiptarë që mbështesin shkëmbimin e territoreve midis Serbisë dhe Kosovës, madje edhe media janë korruptuar nga Rusia dhe punojnë për Putinin.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur presidentit rus, Vladimir Putin, duke pohuar se më shumë Amerikë dhe NATO në Ballkan, nënkupton më shumë paqe, stabilitet dhe zhvillim, por një prezencë ruse aktive në Ballkan, nënkupton të kundërtën e saj.

Ja çfarë shkruajnë mediat ruse:
Presiedenti serb Nikoliç, komandantin e UÇK-së Haradinajn e quajti “qen” – që ka mësuar shijen e mishit njerëzor.

“Ish-kryeministri i Kosovës, i panjohur, Ramush Haradinaj, i liruar më parë nga Franca, duhet të dënohet. I këtij mendimi ishte Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq, duke e quajtur atë “qen”.

“Haradinaj është një qen që ka mësuar shijen e mishit të njeriut … Ne jemi të gatshëm të mbrojmë të gjithë dhe gjithçka që ne jemi urdhëruar të mbrojmë me kushtetutë”, thotë Nikoliç”, shkruan kjo media.

Qeveria e re miratohet në Kosovë

“Parlamenti i Republikës së panjohur të Kosovës përsëri zgjodhi ish-komandantin e luftës, Ramush Haradinaj si kryeministër”, ka shkruar gazeta ruse.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.