Gazetarja me temperament ballkanik, Jeta Xharra, ka thënë se po të ishte ajo LDK, nuk do ta rrëzonte qeverinë në kohën kur ajo i duhet më së shumti popullit, në mes të krizës. Ajo ka thënë se do të priste derisa të kalonte pandemia, përcjell MekuliPress.

Jeta Xharra poashtu ka theksuar se LDK-ja do të duhej të dërgonte pyetjen në Gjykatën Kushtetuese se a mund të bëjë qeverinë si parti e dytë.

Ajo ka pyetur se pse LDK-ja po frikësohet ta shtrojë këtë pyetje në Kushtetuese.

Ju pëlqen!

Postimi i Jeta Xharrës në median sociale Facebook, pa ndërhyrje të redaksisë:

Me qenë unë LDK – (e shyqyr që s’jam se unë me qenë LDK nuk e kisha traumatizu popullin tu ja rrxu popullit qeverinë kur i vyn ma së shumti në mes krizës së pandemisë, po kisha prit me rrxu kur kryhet kriza nëse bash bash s’isha pajtu me partnerin tem) – unë e kisha qu këtë pyetje në Gjykatë Kushtetuese: “A më lejohet mu, partisë së dytë në zgjedhje, me bo qeveri, (bazuar në faktin që herën e fundit në 2014 kur e keni shqyrtu këtë çështje, mua si LDK nuk më keni lanë me bo qeveri me VLAN-in)?”

Pytje e thjeshtë. Pse duhet mu tut LDK me shtru këtë pytje vet, apo me prit VV-ja me ja shtru këtë pytje Gjykatës Kushtetuese?

PS. Ne jemi pjese e një rrjeti Solutions Journalism Network Group ku mendojmë që mediat duhet kajhere me dal me naj propozim qysh me u gjet zgjidhja e jo me bo dam. Veç le të dihet pse po ‘përzihna’ – se o pjesë e mandatit tonë me inictu zgjidhje që nuk qojnë pahiri kah do shkelje të reja kushtetuese.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.