Gazetari britanik, Vaughan Smith, gjatë ditës ka rrëfyer sfidat si gazetar gjatë luftës në Kosovë.

Në fund të këtij organzim atij iu dhurua një flamur me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ndër të tjera ai ka treguar momentin me interesant gjatë punës së tij si gazetar në luftën e Kosovës.

Nëse ai nuk do ta kishte telefonin në xhep, atëherë ai nuk beson se do të shpëtonte nga plumbi që do ta godiste drejt e në stomak.

“Ishte ne Prekaz kjo, isha me fat vërtetë. Më të vërtetë Prekazi ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm, Diasporën që erdhi në Kosovë i solli Prekazi, për shkak të pamjeve që dolën nga Prekazi, ata i panë edhe fotot e mia. Pastaj edhe deklaratat e Albraight. Por, gjeneratat e reja nuk ishin të kënaqur për atë që po ndodhte, ata e panë këtë film dhe kur mësuan për Prekazit, ata thanë se duhet të bëhet diçka. Marrëveshja e Dejtonit nuk i ka shërbyer fare askujt.  E ruaj atë telefon, sepse nuk do të shpëtoja, do të më qëllonte në stomak dhe nuk do të kisha shpëtuar, por fatmirësisht ishte telefoni aty. Kur flasim për rreziqet, kur je i ri nuk i mendon ato”, u shpreh Smith.

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
[wpedon id=16879]