Nga Gëzim Mekuli

Gazetaria shqipe është me shumë probleme. Ajo është e përqëndruar në pasojat e vendimmarrjeve politike, por ky përqëndrim në pasoja është duke u bërë në drejtim e në mënyrë të gabuar; Në vend se të thuhet diçka rreth asaj se çfarë pasojash do të kenë për Ty dhe për Mua vendimmarrjet e gabuara politke, juridike a ekonomike nga këta njerëz të parlamentit të Kosovës, gazetarët shkruajnë e përqëndrohen në atë se çfarë pasojash “fatale” do të kenë këto vendimmarrje për minstrat e për individët partiak; “Harrohet” populli i varfër, harrohet, shkelet, shtypet e përbuzet femra shqiptare, harrohet e manipulohet me fshatin dhe fshatarët… pak flitet për 60% të popullsisë sonë…për fëmijët tanë.

Gazetaria e mirë politike duhet të jetë e orientuar në pasojat, por në pasojat që do përballohet lexuesi, pra populli, e jo gazetaria e cila është “e merakosur” për pasojat “fatale” të individëve politik a partiak.

Ju pëlqen!

Retorika e tillë të përkujton diktaturën dhe mediat e Titos dhe Leninit dhe sistemin e tyre të etshëm për kultin e personalitetit.

Lexo po ashtu:  Lajmet e rreme e dëmtojn demokracinë dhe gazetarinë/ Konjufca u reagon portaleve shpifëse: Jam cak i një sulmi të portaleve Metro, Periskopi, Insajderi, Infokus dhe Lajmi.net - Sajojnë dhe shpërndajnë lajme të rreme

Sot, propaganda e orkestruar kundër cdo gjëje që ka rrënjë shqiptare është duke bërë kërdinë. Manipulimi me lajmin, me fotografinë dhe me gjuhën (tekstin), është në ofanzivë. Gazetarët e redaktorët e gazetarisë shqipe (lirisht mund ti quajmë edhe ativistë partiak dhe oligarkë) janë duke bërë çmos që shqiptarja, humanja, shteti dhe kombi të shtrëmbërohet e të zbehet. Lufta e medias shqipe është shigjetuar kundër Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ja ca shembuj nga titujt e disa portaleve të Prishtinës dhe të Tiranës: “Albin Kurti para Serbisë nuk ja del”, “Kurti i ka keq punët në bisedime me Serbinë”, “Albin Kurtit ja futën sanskionet”, “Kurti humbës para Serbisë” etj., etj.
Rrjedhimisht vërejmë se përqëndrimi i gazetarëve në person, e jo në veprim apo ceshtje, ka rëndësi të madhe për median shqipe.

Packa, këto portale e televizione, sikur e dëshirojnë dhe e thonë: Le të vdes shteti i Kosovës, s’ka problem! Le të humbë teritor Kosova, s’ka problem! Le të hyjë Serbia në Veri, por me rëndësi është t’a dëbojmë Albinin nga Qeveria, t’a dobësojmë Albin Kurtin si politikë e si individ, ta dobësojmë partinë shqiptare, VV-në! 

Të nderuar lexues,
Kjo gazetari, e këta gazetarë e gazetare, edhe njëherë, po dëshmojnë se janë të këqinjë, shumë të këqinjë, shumë të cunguar, të pashkolluar, të palexuar, dhe, të punësuar tek oligarkia, partia e jo në media të hapura, objektive, etike, profesionale e mbi të gjitha humane.

Lexo po ashtu:  Kryeministrja e Serbisë: Nuk pres shumë nga Albin Kurti

Mund të theksoj se gazetaria në Kosovë, (e theksoj gazetaria shqipe në Kosovë, sepse gazetaria serbe në Kosovë, shumica prej tyre, ka si orientim Serbinë (Beogradin), e jo individin partiak serb, në një masë të tejmadhe), ka të bëjë rreth personave/individëve, e jo për proceset e vështira politike që po kalon Kosova stoike sot.

E këtë gazetari të keqe, të njëanshme, joprofesionale, joetike, gazetari biznesi e oligarkie, me të madhe, ështe duke e prodhuar dhe lansuar paraja e bizneseve të regjistruara nëper Serbi dhe paraja e vjedhur për 20 vjet nga toka e nga trupi i lodhur i Republikës së Kosovës.

----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!