Gazetaria shqipe pjesëmarrëse në shfajësimin politik të Serbisë për dhunimet seksuale të bëra ndaj gruas shqiptare?!

Gëzim Mekuli

Në media, e nga goja e shumë “analistëve”, është duke u përdorur shpesh fjalia sikurse: “të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, “dhuna seksuale në Kosovë”, “Gratë e dhunuara nga lufta”, të dhunuarat e luftës”, etj, etj,.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Këto fjali gjysmake e këto spjegime shumëkuptimplote nuk janë të paqëllimta.
Këto media, këta gazetarë e këto gazetare, janë duke bërë një gabim të madh historik e politik: Ju jeni duke e relativizuar krimin serb gjatë luftës për clirmin e Kosovës.
Këto fjali të gazetarëve e të analistëve janë duke e neutralizuar dhunën seksuale dhe krimin serb në Kosovë.

Këto media, duke shkruar e duke vepruar kështu, janë duke barazuar krimin dhe dhunën gjatë luftës për clirmim nga Serbia.

Pse mendoj kështu?

Pas 10 vitesh, pas 50 vitesh, pas 100 vitesh fëmijët e fëmijëve tanë, fëmijët e fëmijëve të fëmijëve tanë do të pyesin: Kush ishte dhunuesi seksual në Kosovë? A ishte Serbia apo ishin shqiptarët?

Pas 1 dekade, pas 6 a 7 dekadave, pas një a dy shekujve, pasardhësit tanë, me pasiguri e me plot dyshime do të pyesin: Kush u dhunua në Kosovë, cili popull, femra shqiptare apo ajo serbe.

Loja djallëzore me fjalët, ku nuk përcaktohet se kush u dhunua, cila u dhunua dhe nga kush u dhunua, është me qëllime politike dhe historike.

Manipulimi me fjalitë, e me fotografinë, ku mungon shteti e institucioni që bëri krime e dhunime në Kosovë, ka qëllime ideologjike.

Mospërmendja e Serbisë, dhe e institucioneve të saja, në pjesmarrje në dhunime seksuale ndaj gruas shqiptare e për gjenocid ndaj kombit shqiptar, ka karakter dianak politiko-diplomatik.

Moscekja e kombit të viktimës së dhunuar, në këtë rast të shqiptareve, është rehabilitim e shfajësim dinak i Serbisë, si shtet e si politikë, ndaj gjitha atyre krimeve e dhunës seksuale të kryera ndaj vajzave, nënave, motrave dhe gruas shqiptare.

Të dashur lexues,
Të nderuara lexuese,
Në momentin kur media, analistët dhe gazetarët marrin urdhër se duhet ndryshuar realitetin përmes gjuhës, tekstit dhe fotografisë, atëherë kemi të bëjmë me një situatë të rrezikshme retorike.

E kjo situatë e rrezikshme retorike kërkon ndërhyrje të shpejtë nga media (e pavarur) nga kademikët, historianët e nga sistemi edukativ e arsimor.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!