Gazetaria shqipe është e sëmurë, kjo u vërtetua edhe mbrëmë tek Top Channel-i.

Gazetara shqipe u pa se vuan nga cektësia, personifikimi, terrorizmi psikologjik, dhe nga mungesa serioze e rëndësisë së fjalës konstruktive. Simptomat e kësaj gazetarie janë: “mentaliteti tufë”, “skandalet”, “kapitullimi”, “konfliktet”, “inatet”, xhelozitë”, “ndërtimi i realiteteve” dhe mashtrimi kolektiv përmes lajmit të kontrolluar.

Si pasojë e këtij “komunikimi”, politika po zhvlerësohet. Sëmundja ka përfshi dhe ka dëmtuar mbulimin e lajmeve dhe ka kaluar tek debatet televizive me kinseopinionistë/kinse analistë.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Gazetaria e Tiranës dhe Prishtinës nuk ka plotësuar kërkesat kryesore profesionale dhe nuk ka njohuri të mjaftueshme për të kuptuar rolin e saj si aktorë kritik politik e social. Thënë ndryshe: Gazetarët shqiptarë janë një bandë amatorësh që, si lëmoshë, u është falë një pjesë e mirë e fuqisë politike – dhe kjo është e rrezikshme për hapsirën tonë publike.

Po, akuzoj gazetarinë shqipe sepse kjo po e shmang vëmendjen publike nga çështjet politike duke e drejtuar vëmendjen “diku tjetër” e në personifikim të politikanëve.

Është bërë zakon i gazetarëve shqiptarë, që sapo një politikan të jetë shprehur në publik, këta menjëherë fantazojnë një interpretim autoritativ të politikanit dhe pyesin se “çfarë po ndodh brenda kokës së tij” dhe se “çka në të vërtetë, është duke u përpjekur për të arritur ai”. Ata kapen më shumë për individët, intrigat dhe lojërat, sesa me  ndodhinë e me qytetarin: Shqiptarët janë, kryesisht, të preokopuar me çështjen, jo me lojën, jo me gjoksin e as me sytjenat e deputetës. Shikuesit televiziv duan të kenë politikanë të cilët paraqesin zgjidhjet e tyre politike, e jo grindjet dhe veçoritë e tyre personale. Kjo logjikë mediatike po sajon politikanët dhe po brymosë procesin e keq politik. Kjo gazetari e sëmurë po krijon edhe të mënduarit tonë kolektiv.

Fjala e tyre në publik është zhgënjyese dhe njerëzit janë më pak të angazhuar në politikë, sesa që ishte dashur të jetë.

Këta, ndoshta, edhe e duan një situatë të re, ku gazetaria dhe politika vendosin për “të bërë njëri-tjetrin të pastër e të mirë”. Kjo është e keqe.

Gazetarët shqiptarë duhet ta dinë se nuk janë spektatorë të lojës politike. Ata janë edhe lojtarë aktiv në skenën politike dhe, janë mu këta që po bashkëndihmojnë për të krijuar “realitetet e rrejshme politike”. Këta janë aktorë të dëmshëm politik. Vështrues janë më pak por, këta njëkohësisht po kontrollojnë edhe mediat e tyre. Si pasojë ne po bëhemi më budallenjë dhe më dekadent.

Andaj për një debat më të mirë politik (në Tiranë e Prishtinë) do të duhej:

  1. Shfuqizimin e diktaturës së kinseopinionistëve/kinse analistëve milionerë. Le të kemi më pak gazetarë-specialistë, të cilët do t’i tregoni popullit «”të vërtetën”.
  2. Hedhja në plehra e shumë udhëheqësve të emisononeve debatuese, që paguhen me mijëra euro nga grupet e ndryshme të interesit.
  3. Bërja e disa lloje të programeve të lajmeve dhe të debateve. Të krijohet hapsirë dhe kohë për debatet me mundësi spjegimi e argumentimi të mëtejshme publike për çështjet më komplekse kombëtare.
  4. Ringritja e informimit publik si dhe bërja e disa programeve televizive, të cilat kanë të bëjnë për të gjitha çështje politike, – çfarë palët mendojnë rreth tyre, e jo për politikanët dhe lojërat në mes tyre.
  5. Më shumë debat për media në media. Është koha e fundit që gazetarët të zgjasin mandatin e tyre për kritikën dhe të jenë kritik për gazetarë të tjerë.

Në fund fare; politikanët kurrë nuk do ta rimarrin fuqinë e tyre që e dorëzuan dhe gazetarët kurrë nuk do ta pranojnë se ata kanë një rol djallëzor në politikë.  /MekuliPress/ 

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...