Gëzim Mekuli

Gazetarët “Made in PISA”, më mirë them, rrogëtarët e rrogëtaret e deridjeshme të regjimeve të pasluftës, janë organizu e po e sulmojnë Vetëvendosjen, jo Sveçlën!

Janë analistët, opinionistët, dhe kritikët “Made in PISA”, që për 20 vjet rresht, e linquan idenë përparimtare të Albin Kurtit: janë organizu me e pushkatu Vetëvendosjen, jo Sveçlën !

Portalet “Made in PISA”, të lidhura e te varura nga pushtetet e korruptuara, jane çu në këmbë e po e sulmojnë Vetëvendosjen, jo Sveçlën!

Ju pëlqen!

Ma keq e kanë përjetu fitoren e Vetëvendosjes këto jashtqitje të kombit, sesa mbijetesën e fashizmit në Serbi.

Më shumë shkrun e shpifën për fotografinë e shkrepur në mes të ditës, në mes të Tiranës, e në mesin e plot deputetëve të tjerë, sesa që shkrunë për katastrofën e PISA-s apo për kolapsin ekonomik e politik të shtetit të brishtë të Kosovës.

Janë traumatizu nga fitorja e Vetevendosjes! mediat “Made in PISA”! Janë në panikë gazetarucët e korruptuar e “analistët” e shkretë. I kuptoj: duhet me saju lajm, duhet me manipulu fotografi, e me falsifiku tekst e fjali. Kështu i ka porositë padroni, ai i madhi; ai që ka lek e u deshë brekë n’darkë e n’drekë!

P.S.
Edhe njëherë:
Gazetarë e gazetare, mos luani me Fotografi, me Fjalën e as me Kallashnikovin. Këto mjete janë armë të rrezikshme; mos luani me to se vritni njerëz.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.