Gazeta greke “Protothema” ka shkruar për takimin e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama , me ministrin e jashtëm të Greqise, Dendias. Sipas gazetës greke, ndaj Shqipërisë u përdor procesi i integrimit në BE, për të shkuar në vendimin e dërgimit të çështjes së prapambetur të detit në rajonin e Korfuzit.

“Tirana dhe Athina kanë rënë dakord që të hartojnë një deklaratë të përbashkët për ta referuar çështjen e demarkacionit detar mes dy vendeve në Gjykatën Ndërkombëtare, pak ditë para se të mbushen dy vite nga vrasja e Kostantino Kacifas nga forcat speciale të policisë shqiptare.
Katër muaj para marrëveshjes me Italinë dhe rreth 60 ditë pas përcaktimit të Zonës Ekskluzive Ekonomike me Egjiptin, Greqia po bën një hap tjetër drejt zgjidhjes së çështjes së prapambetur të të detit në rajonin e Korfuzit.

Kësaj radhe mjafton që pala shqiptare të mos tërhiqet nga marrëveshje. Stimuli, ose “karrota” e përdorur nga Athina është procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, e cila pritet nga Tirana si një “dhuratë nga parajsa për të të hapur qesen e fondeve të unionit edhe për shkak të situatës së komplikuar politike në vendin fqinj, i cili shkon në zgjedhje më datë 25 prill të vitit të ardhshëm.
Diplomacia greke arriti një marrëveshje me qeverinë Rama për hartimin e e një deklarate të përbashkët që synon dërgimin çështjen e demarkacionit në Hagë.

Ju pëlqen!

Kjo çështje ka qenë “kanceroze” për 20 vite pasi shqiptarët u tërhoqën sepse Gjykata Kushtetuese e rrëzoi marrëveshjen me kërkesë të opozitës së atëhershme të kryesuar nga Edi Rama.
Disa vite më vonë, ai është i njëjti person që arrin në një marrëveshje me Athinën për referimin e caktimit të kufijve në pritje të zonave detare në kufirin veri-perëndimor të Greqisë”, shkruan “Protothema”.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.