Prestigjiozja gjermane “Bild” i ka kushtuar një artikull kryeministrit shqiptar Edi Rama për ndërmjetësimin që ai ka bërë në marërdhëniet Turqi-Greqi.

Sipas Bild, ka qenë kancelarja gjermane Angela Merkel ajo që ka inkurajuar Ramën të mbledhë krerët e dy shteteve në një tryezë.

Gazeta gjermane e konsideron Ramën si “ndërtusi i urës” mes dy vendeve që ishin në prag të një lufte.

Ju pëlqen!

Në seksionin “Fituesi dhe humbësi i javës”, gazeta gjermane fitues shpall Ramën, ndërsa humbës kryeministrin e Italisë Giuseppe Conte, qeveria e të cilit u rrëzua ditën e sotme.

“Kancelarja personalisht e inkurajoi atë! Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, po përpiqet të mbledhë krerët e shtetit të Turqisë dhe Greqisë në një tavoline. Historiku: mosmarrëveshja për ishujt në Detin Egje, e cila kohët e fundit ishte përshkallëzuar. BILD thotë: Rama, ndërtuesi i urës së dialogut”, shkruhet në artikull.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.