Lideri i Vetëvendosjes dhe kryeministri i ardhshëm Albin Kurti ka porositur pas zgjedhjeve se do të filloj bisedimet me serbët e Kosovës dhe në koalicion do të kyç vetëm partitë serbe që nuk janë Lista Serbe!

Me këtë ka dërguar porosi se do tregtoj me rezultate dhe aleat do të kërkoj tek “serbët e pranueshëm”, ka thënë Jevtiç për “Kurir”.

“Kurti do të kërkoj aleat ndër ata me të cilët u takua para zgjedhjeve, në radhë të parë me Rada Trajkoviç dhe Nenad Rashiq nga koalicioni “Liria”.  Kjo është shprehje e dëshirës si edhe të gjithë shqiptarëve që të bisedojnë dhe bashkëpunojnë me ata që mbrojnë vetëm interesin personal dhe jo të popullit serb. Duan bashkëpunim me ata që dëgjojnë dhe nuk mbrojnë interesin kombëtar, sepse duan serbë që vetëm bëjnë me kokë, me ta duan të bisedojnë dhe të thonë se “përmbushën kushtin”, tha ai.

Mirëpo, kjo nuk është në harmoni me ligjin dhe vështirë të kaloj në realitet.

“Këtë ide është e pamundshme në mënyrë institucionale të realizohet sepse nuk është në harmoni me ligjin. Qartë është e definuar në Kushtetutë në nenin 96 ku thuhet se përfaqësuesi serb në qeveri zgjidhet nga deputetët serb në parlament”, thotë Jevtiç.

Analisti politik Branko Radun thotë se në provokimet e këtilla ndaj Listës Serbe, Kurti tenton që të ja u ul çmimin: “Nuk përjashtohet mundësia që ndonjë nga serbët e pranueshëm i ofrohen Kurtit për pozicion, por kjo do të jetë në kundërshtim me ligjshmërinë. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]