Musk në vitet e fundit ka zëvendësuar Gates si njeriu më i pasur në botë. Ai thotë se qëllimi i tij me blerjen e Twitter është të promovojë lirinë e shprehjes.

Bill Gates paralajmëroi se Elon Musk mund ta bëjë Twiter-in “më keq” pasi CEO i Tesla bleu kompaninë e medias sociale për 44 miliardë dollarë.

Duke folur në Samitin e CEO-ve të Wall Street Journal, Gates tha se ishte e paqartë sesi Twitter do të ndryshojë nën pronësinë e Musk duke ngritur shqetësime lidhur me dezinformim në platformat e medias sociale.

Bashkëthemeluesi i Microsoft pranoi se arritjet e Musk me kompanitë e tjera është impresionues nga Tesla tek SpaceX. Sipas tij Musk ka krijuar një ekip të madh inxhinierësh tek këto kompani.

Musk në vitet e fundit ka zëvendësuar Gates si njeriu më i pasur në botë. Ai thotë se qëllimi i tij me blerjen e Twitter është të promovojë lirinë e shprehjes.