Gastronomia shqiptare është tashmë pjesë e fushatës promocionale të Organizatës Botërore të Turizmit.

Lajmin e bëri të ditur sot ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili shtoi se gastronomia është vlerë e shtuar e ofertës turistike shqiptare.

“Gastronomia jonë, tipike dhe unike, vlerë e shtuar e ofertës turistike shqiptare, tashmë pjesë e fushatës promocionale të Organizatës Botërore të Turizmit”, tha Klosi.

Ju pëlqen!

Kulinaria shqiptare me identitetin e saj përbën një aspekt të rëndësishëm të turizmit që duhet zhvilluar dhe promovuar.

Kuzhina jonë tradicionale ka një shumëllojshmëri shijesh dhe ka një menu mesdhetare ku nuk mungojnë bulmetrat, vaji i ullirit, prodhimet e tokës dhe ato të detit.

Turistët e shumtë që vizitojnë vendin tonë, ushqimet tona tradicionale i pëlqejnë shumë dhe janë një ndër gjërat e para në listën e të preferuarave prej tyre nga Shqipëria përveç bukurive natyrore./ atsh/

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!