Ndonëse zgjedhjet e 6 tetorit u zhvilluan siç është më së miri dhe u vlersuan lartë nga vendoret dhe nderkombëtaret,por pas zgjedhjeve i futën duart të fuqishmit e pushtetit krejtësisht për interesa të tyre që nuk ju kishin dal llogarit e tyre siç kishin menduar dhe ajo gjë tashmë po dëshmohet.
Ndërsa efekti i tyre veçëse po shihet, ku dy partit LVV dhe LDK nuk po mund ta formojnë koalicionin qeverisës dhe ajo që po tentohet t’i servohet qytetarëve është FAJSIA duke ç’vendos me shumë te Albin Kurti sesa të Isa Mustafa.

Por në fakt faji nuk mund të servohet ashtu siç po tentohet të servohet.Sepse për z.Kurtin deri më tani nuk mund të themi që tradhtoi partitë opozitare duke parë edhe zhvillimet e kaluara ne kohën e VLAN-it e pastaj Opozitës së Bashkuar.

Ndërsa për z.Mustafën kemi çka të flasim sepse e ka dëshmuar koha një gje të tillë, e tërë karriera politike e tij është mbi tradhtinë njerëzore politike dhe kombëtare, i frymzuar dhe edukuar si komunist i sistemit të kaluar Jugosllav, anëtar shembullor i LKJ-së bashkëpuntori i Rrahman Morines keqpërdoruesi i 3% njeri që figurat me të fuqishme në LDK i kishte tradhëtuar duke filluar nga Fatmir Sejdiu,Nexhat Daci dhe shumë të tjerë dhe se fundi edhe Vjosa Osmanin.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Në anën tjetër në vitin 2014 në kohen e opozitës VLAN tradhëtoi edhe Albin Kurtin,Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limen pikërisht për poziten e kryeministrit që bëri koalicion me Hashim Thaçin njeriun që e akuzonte më së shumti për keq qeverisje, madje edhe për vrasje politike të aktivistëve të LDK-së.

Por jo vetëm kaq, përafersisht kësisoj veçse në menyrë më moderrne të stosifikuar kishte vepru edhe Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj në kohen e opozitës se bashkuar që benin be e rrfe se ne vetëm si opozitë e bashkuar do të marrim pjese në zgjedhje dhe do t’i fitojmë ato për ta derguar PDK-në ne opozitë, sipas tyre parti kjo që po keqeveris me vendin e sjelli Asocacionin dhe e copëtoi Kosovën ne pjësen perëndimore kah Mali i Zi duke ja heq Kosovës 8200 hektar.

Me ç’rast këto dy parti po sa e rriten shpresen për një ndryshim të qytetarët, flirton pikërisht të njeriu që kritikonin ,pra të Hashim Thaçi duke përfunduar në prehërin e tij dhe të partisë së tij siç kishte përfundu me parë z.Mustafa dhe pasoi edhe prishja e opozites dhe mbeti e vetme LVV, sikurse sot siç po tentohet ta lenë dhe ne anën tjetër ta fajsojne atë dhe të vrapojnë ne prehrin që ishin me parë.

Prandaj qytetari duhet të jetë më vigjilent karshi situates se krijuar dhe të zhvillimeve të se kaluares dhe vertetë të vlersojnë situaten siç ështê dhe jo siç u servohet nga disa krerë të partisë dhe vartësit e tyre.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...