Filozoë të mëdhenjë nga përvoja e tyre thonë se heronjët e bëjnë luften, qeverisin dhe përfitojnë horrat. Kjo thënje nuk më ka pëlqyer kurrë, për faktin se nuk i kam dëshiruar bartësit e luftës çlirimtare të keqqeverisin me vendin,por të vlerësohen lartë për luftën dhe qeverisjen e tyre. Por fatkeqësisht realiteti po korrespondon me thënjen e filozofëve.

Po bëhen 20 vite që nga çlirimi i vendit nga Ushtria Çlirimtare si luftë e drejtë e mbështetur nga fuqitë e mëdha, SHBA-të dhe NATO, kundër ushtrisë dhe policisë gjenocidiale serbe.

Ndonëse 20 vite të lirë dhe 13 vite të pavarur si shtet, i mbështetur nga fuqitë e mëdha, dhe si produkt i çlirimit dhe pavarësimit të vendit ishte lufta çlirimtare dhe gjaku i të rënëve që paguan çmimin më të lartë të lirisë dhe pavarësisë së vendit, edhe pas 20 vitesh ata që luftuan dhe familjarët e deshmorëve, invalidëve, veteranëve dhe martirëve, nuk po gjejnë shpresë në këtë vend të larë me gjak, për të jetuar me një përspektivë dhe dinjitet, duke e braktisur atë për një jetë më të mirë në shtetet Perëndimore.

Ndoshta ju pëlqen!

Dhe fatkqësisht krejt kjo ndodh nga qeveritë njëra pas tjetrës dhe veçmas nga mospërkrahja e partive të krahut të luftës, gjë që u ngritën dhe përfituan nga këto kategori meritore. Sepse dhe fatkeqsisht partitë e krahut të luftës i avancuan ata që ishin kundër luftës dhe jo ata që luftuan për vendin dhe popullin liridashës.

Me ç’rast faji nuk bie vetëm mbi partitë e krahut të luftës, por edhe të disa krerëve të shoqatave të dalura të luftës, që në vend se të jenë në mbrojtje të të drejtave të këtyre kategorive, janë shëndrruar në melitantë partie dhe në shërbim të tyre krejtsisht për interesa porsonale të tyre.

Më vjen keq ta them, por e kam të pamundur të hesht, nga zemra e plast, sepse as në sistemin e kaluar pushtues, por as në shtetet me qeveri diktatoriale të brishtë dhe komuniste, nuk kam degjuar që zyrtarë shtetëror i kanë të punsuar të gjithë familjen e fareefisin,madje me nga 7 vende pune, siç ka në Kosovë ,edhe se Kosova prin në rajon për numrin e të papunëve dhe të kësaj kategorie meritore.

Prandaj, edhe nuk na duhet një shtet kur këto kategori meritore e braktisin vendin.

Ka shkruar Hysni Gashi përciell Mekulipress!

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!