Gary Neville ka patur një karrierë të shkëlqyer si futbollist profesionist, duke parë shumë kampionë ndër vite, ndër të cilët edhe nga ata që e ndërronin fanellën me lehtësi. Si legjendë e një skuadre (Manchester United), me shumë mundësi nuk i sheh me sy të mirë ata që braktisin shoqërinë e tyre. E duke vëzhguar shumë, mendon se ka syrin klinik për të dalluar cilët do të jenë lojtarët e ardhshëm që “përdorin” një skuadër për të arritur tek një tjetër. Një nga këta, sipas tij, do të jetë Mohamed Salah.

Sulmuesi egjiptian ish-Fiorentina, Roma e Chelsea është natyrisht një nga yjet e futbollit botëror. Forma e tij, tashmë prej vitesh, nuk vihet në diskutim e rendimenti i tij është i jashtëzakonshëm, por Neville i bën një paralajmërim Liverpool, të bëhet gati për nisjen e tij. Eventuale. Ish-mbrojtësi i United shpjegon për The Sun: “Nuk është kurrë e lehtë të zëvendësosh një lojtar të tillë. E kam thënë një vit e gjysëm më parë se do të shkonte tek Liverpool”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!