Konsumatorët nuk aksesonin dot as Garmin Connect për të regjistruar dhe analizuar të dhënat e tyre shëndetësore dhe aktivitetit fizik.

Kompania e njohur i rripave të fitnesit dhe pajisjeve GPS Garmin po rikthehet gradualisht online pas një ndërprerje që preku përdoruesit në mbarë botën.

Përdoruesit e shërbimeve të kompanisë nuk aksesonin dot të dhënat e tyre për shkak të një sulmi me ransomware. Tashmë konsumatorët raportuan se shërbimet janë rikthyer pjesërisht.

Ju pëlqen!

Sipas raportimeve kompanisë i është kërkuar të paguajë 10 milionë dollarë për të rikthyer sistemet online. Ransomware është ai lloj malueri me të cilin hakerët marrin kontrollin e sistemeve të kompanisë duke enkriptuar të dhënat dhe kërkuar para për ti zhbllokuar.

Garmin nuk i ka komentuar ende këto pretendime e as shkakun e ndërprerjes. Problemi filloi të Enjten dhe preku përdoruesit e Garmin në mbarë botën.

Konsumatorët nuk aksesonin dot as Garmin Connect për të regjistruar dhe analizuar të dhënat e tyre shëndetësore dhe aktivitetit fizik.

Kompania tha se nuk ka prova që të dhënat e përdoruesve janë vjedhur apo fshirë.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!