Mediat e Kosovës shkruajnë se presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka shpreur gatishmërinë e tij për të ndërmjetësuar mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas këtyre mediave, Macron i ka dërguar një letër kryeministrit të sapozgjedhur të Kosovës, Albin Kurti përmes së cilës i sugjeron që dialogu të jetë pjesë e axhendës së një samiti europian:

Hapi i parë është që të vazhdojë dialogu të cilin jam gati ta ndërmjetësoj duke organizuar në Paris një samit me liderët e Kosovës dhe Serbisë në bashkëpunim me kancelaren Merkel dhe Përfaqësuesin e Lartë Borrell,

, shkruan Macron.

Ai ka sugjeruar anullimin e tarifës 100% që Kosova ka vendosur ndaj mallrave serbe dhe ndalimin nga Serbia të fushatës së heqjes së njohjes së Kosovës. Propozimi francez është lajm i mirë për qeverinë e Albin Kurtit pasi relativizon presionin ultimativ të SHBA në këtë drejtim. Nga ana tjetër përpara qeverisë së Kosovës shtrohet tashmë detyra e një zgjedhjeje mes Europës dhe SHBA-ve, që përherë e më shumë po i ngjajnë dy fuqive rivale.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Ky dualitet ka rëndësinë e vet. Presidenti serbe, Alexander Vuçiç, deklaroi nga Konferenca e Sigurisë në Mynih se Albin Kurti nuk kupton historinë. Sipas tij të gjithë kufijtë duhen hequr. Por në këtë lojë diplomatike ëstë paradoksale të shohësh sesi një president I Serbisë referon si argument qëndrimin amerikan.

Uashingtoni do që autoritetet e Kosovës të revokojnë tarifën 100% dhe ata këmbëngulin në heqjen e menjëhershme të tyre, që Prishtina dhe Beogradi të vazhdojnë dialogun

, thotë Vuçiç.

Nëse shohim këtë proces në dinamikën e vet si dhe qëndrimin e djeshëm të kryeministres serbe Brnabiç që deklaronte se Serbia dëshiron stabilitet sepse ka interesin të tillë, kuptohet se loja kryesore nuk janë kufijtë si të tillë, as territoret, por ekonomia. Serbia ndjen se ka potencialin e ekspansionit tregëtar në rajon, vlerëson se pozita e saj e kthen atë në kryqësim rrugës dhe në këtë kuadër ajo po kërkon stabilitetin që të vjelë frutet. Jo më kot tarifa 100% ëstë kthyer në instrument diplomatik.

Ndaj këtu nevoja shtrohet për një studim dhe projekt të palës shqiptare ndaj së cilës vërtet kërkohet hapje dhe anullim tarifash, por në realitet i duhet edhe një politikë dhe parashikim për të parë sesa intereson në këtë moment heqja e të gjitha barrierave. Në çdo proces ka fitues dhe humbës, të mos ushqejmë iluzione. As të mos hamë përrallat e kryeministrit të Shqipërisë që është askushi në këto zhvillime. Ndaj analiza e humbjes dhe fitimit është e para. Biznesi shqiptar ka shprehur kundërshti ndaj nismës. Pse politika shqiptare nuk e konsideron një gjë të tillë?

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!