Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit kanë marrë përgjegjësinë për sulmin bazës amerikane në Irak.

 Korpusi i Revolucionit Islamik të Iranit, IRGC, tha, “Ajo ka goditur bazën ajrore të SHBA-së, Ain al-Asad në Irak me dhjetëra raketa”, shkruan CNN.

Ju pëlqen!

Presidenti Trump u informua për raportet e sulmeve me raketa në një bazë ajrore, ku trupat amerikane janë vendosur në Irak, tha zëdhënësi i tij.

“Ne jemi të vetëdijshëm për raportet e sulmeve në objektet amerikane në Irak. Presidenti është informuar dhe po monitoron nga afër situatën dhe po këshillohet me ekipin e tij të sigurisë kombëtare,” tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham.

Lexo po ashtu:  Lavrov: Hitleri kishte gjak çifut
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!