Që nga 1917 e deri më 2003, sovjetikët kanë investuar rreth një miliard dollarë për të zhvilluar armë të kontrollit të mendjes, duke konkurruar kështu me programe të ngjashme të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara, thuhet në raportin e Serge Kernbachit nga Qendra për Robotikë të Avancuar dhe Shkencë të Mjedisit në Shtutgart. Hulumtimi është bazuar në revistat teknike ruse dhe dokumentet e publikuara së fundmi që tregojnë se Bashkimi Sovjetik ka përdorur metoda të caktuara për të manipuluar trurin e njeriut .
Në programin “psikotronika”, sovjetikët kanë studiuar se si “energjia e njeriut” mund të ndikojë në objekte të tjera dhe se si se ajo energji mund të prodhohet në mënyrë të pavarur nga njerëzit me pajisjen “cerpan”, të cilën e kanë zhvilluar dhe e cila ka krijuar e ruajtur rrezatimin elektromagnetik. Ajo energji është përdorur për të ndikuar tek objektet tjera. “Nëse gjeneratori ndërtohet ashtu si duhet, mund të grumbullojë bioenergji nga të gjitha gjallesat – kafshë, bimë, njerëz – dhe pastaj ta lëshojë atë”, shkruhet në artikull.
Programi psikotronik, i njohur në SHBA si “parapsikologjia”, përfshinë kërkimet e pazakonta të kontrollit te mendjes dhe ndikimin në distancë. Programi sovjetik i psikotronikës është i ngjashëm me programin kontrovers amerikan MKULtra të cilën e ka zhvilluar dhe aplikuar CIA për 20 vite e që së voni është dramatizuar në filmin “The Men Who Stare at Goats”. Shkencëtarët në atë program kanë hulumtuar mundësinë e manipulimit të funksionit të trurit, duke ndryshuar mendjen e njeriut me anë të valëve elektromagnetike, gjë që çoi në zhvillimin e armëve psikotronike. Artikulli nuk përmend rezultatet, as nuk flet nëse janë vazhduar programet e tilla në SHBA dhe Rusi. Por, gjasat janë që po, sidomos kur dihet se presidenti rus, Vladimir Putin, vitin e kaluar ka përmendur armët futuriste.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!