rofeu ndërkombëtar GS Trophy 2022 do të mbahet në malet e bukura të Shqipërisë.

“Eksploroni të papriturën” do të jetë motoja e edicionit të tetë të BMW Motorrad International GS trofe që do të mbahet në fund të verës 2022″, tha BMW Motorrad në një njoftim zyrtar.

Aktualisht për këtë event kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre me seancat kualifikuese që shumë shpejt do të zhvillohen. Bëhet fjalë për Brazilin, Kina, Franca, Gjermania, India, Japonia, Amerika Latine, Meksika, Hollanda, Rusia, Afrika e Jugut, Azia Juglindore, Koreja e Jugut, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA.

Ju pëlqen!

Trofeu ndërkombëtar GS Trophy feston “shpirtin” e modeleve legjendare BMW GS. Ajo ofron gjithçka për të bërë një garë me motor: argëtim udhëtimi, aventurë dhe sfida.

Gara në Shqipëri do të jetë edicioni i tetë i saj teksa më herët u mbajtën në 2020 në Oqeani (Zelanda e Re), 2018 në Azinë Qendrore (Mongoli), 2016 në Azinë Juglindore (Tajlandë), 2014 në Amerikën e Veriut (Kanada), 2012 në Amerikën e Jugut (Kili, Argjentina), 2010 në Afrika e Jugut (Afrika e Jugut, Svaziland, Mozambik) dhe 2008 në Afrikën e Veriut (Tunizi).

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.