Gani Geci, i cili është direkt në një televizion duke dhënë intervistë pas kthimit nga Haga, thotë se pyetja e parë nga Prokurorët e Speciales ka qenë për Komunikatën numër 59.

Geci thotë se, Prokurorëve të Gjykatës Speciale, ju ka interesuar edhe vrasja e Adem Jasharit, sipas tij ata kanë pyetur nga A-ja deri në Zh.

Sipas Gecit një pikë e veçantë është edhe vrasja e kundërshtarëve politik.

Ju pëlqen!

Ai thotë se e kanë pyetur për raportet e Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit me Adem Jasharin.

Sipas Gecit, Thaçi e Selimi nuk i kanë pasur punët mirë as ndërmjet vete e as me Adem Jasharin.

Geci tutje tha se Prokurorët janë interesuar me i ditë raportet e të gjithëve me të gjithë.

“Unë s’kam naj mundësi me fol më tepër, por sikur raportet e mia me të tjerëve ashtu edhe të Adem Jasharit me Shtabin e Përgjithshëm janë kanë të interesuar me ditë. S’kanë qenë të interesuar për luftën Kosove – Serbi, sepse i kam treguar se ne e kemi ba atë luftë qysh kemi mujt e qysh kemi ditë, sepse e kemi marr edhe fuqinë e NATO që ka intervenu, e pas kësaj edhe GJND-ja e ka legjitimiu shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ata kanë dashur me ditë se pse janë ba vrasje te kundërshtarëve politike dhe kush i ka ba”, tha Geci.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.