Është një jelek i punuar mjeshtërisht me qëndismat ngjyrë ari që enden mes ornamenteve floreale. Aq fort i kishte pëlqyer, sa udhëpërshkruesja angleze, Edith Durham, do ta vishte atë sipër një fustani të lehtë. Kjo veshje e femrave kishte qenë dhuratë e popullit të Beratit më 1918 për anglezen që asokohe kishte fituar namin e “mbretëreshës së maleve”. Sipas studiuesve, jeleku dëshmon për një nivel të lartë të mjeshtërive artizanale shqiptare. Jeleku pa mëngë dhe i qëndisur me fije ari ishte një veshje e aristokracisë së lartë beratase.

E ky jelek shqiptar është vetëm një nga veprat e paraqitura në ekspozitën me tekstile nga Ballkani e Azia. Në ekspozitën që është hapur të shtunën në “Two Temple Place” në Londër, tekstilet e mbledhura gjatë shekullit XX nga shtatë gra, kanë marrë statusin e veprave artistike.

“Artistja dhe shkrimtarja Edith Durham (1863-1944) ka udhëtuar mes për mes Ballkanit në fillim të shekullit XX, duke u bërë e njohur me njoftimet e saj antropologjike mbi jetën në Serbi, Shqipëri dhe Kosovë”, shkruan revista ndërkombëtare e artit “Apollo”. “Më 1935, koleksioni i saj me kostume dhe stoli nga Ballkani – përfshirë këtë jelek, një veshje tradicionale e grave shqiptare – iu dhurua Muzeut Bankfield në Halifax në Angli, ku qëndron sot e kësaj dite”.

Ju pëlqen!

Fjala “giubba”, me të cilin koleksionuesit e kanë etiketuar jelekun nga Berati, në fjalorët italisht përshkruhet si “tunikë me prejardhje lindore që përdorej si këmishë”.

Sipas një njoftimi, ekspozita e quajtur “Unbound: Visionary Women Collecting Textiles”, që do të qëndrojë e hapur deri më 19 prill, përkujton shtatë gra pioniere që zbuluan rëndësinë e jashtëzakonshme artistike, shoqërore dhe kulturore të tekstileve.

koleksionet e hijshme antropologjike të veshjeve tradicionale shqiptare të Edith Durhamit e deri te koleksionet bashkëkohore nga Azia Jugore të Nima Poovaya-Smith, këto gra kanë vënë në pikëpyetje konceptin ‘tradicional’ të grumbullimit – një aktivitet që ende asociohet më shumë me burrat – dhe sajuan rrugën që tekstilet të shihen si dokumente të rëndësishme të historisë shoqërore po aq sa vepra arti”, shkruan faqja e galerisë londineze “Two Temple Place”./Koha/

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!