Në ditët e nxehta të verës një ndër ushqimet e preferuara të njerëzve është shalqiri. Ai është i shijshëm dhe i freskët. Por nëse përmendim farat e shalqirit, të gjithë ato i hedhim.

Ekspertët sjellin një fakt shumë të rëndësishëm rreth farave të tij. Farat e shalqirit përmbajnë komponentë shumë të rëndësishëm si: yndyrna, proteina dhe një pjesë të madhe të mineraleve. Ato janë të pasura me vitaminën B tiaminë, niacin, folat, magnez, kalium, mangan, hekur, zink, fosfor dhe bakër. Ato janë një burim shumë i mirë i kalorive.

Farat e shalqirit janë të dobishme për trajtimin e sëmundjeve të veshkave (si gurët apo rëra në veshka) dhe infeksionit të traktit urinar. Po ashtu farat e shalqirit përmbajnë edhe substancën citruline, e cila vepron si një antioksidant i fuqishëm, ndihmon në trajtimin e impotencës, nxit zgjerimin e enëve të gjakut dhe ka efekte pozitive në raste të arteriosklerozës, anginës dhe hipertensionit.

Për fëmijët që vuajnë nga prania e bakterit Escharia Coli, farat e shalqirit ndihmojnë në eleminimin e tij. Për të marrë të gjitha përfitimet e farave të shalqirit duhet ti gatuani (t’i zieni, t’i bluani) dhe t’i përdorni në ushqime. Gjithashtu mund të bëni edhe çaj me farat e shalqirit.