Nga Përparim Kabo

Ju gabuat kur miratuat një ligj per pakicat në Republikën e Shqipërisë, gabuat sepse nuk ju referuat dokumentit bazik të Keshillit te Europes, Konventës Kuadër për Pakicat.

Në të percaktohet se ceshte pakica kombetare, cfare jane pakicat etnokulturore, ceshte zona e pakices dhe pse nuk ka pakica kombetare pa zone pakice.

Ju pëlqen!

Ne dokument shpjegohet me argument se zone e pakices eshte ajo hapsire e banuar ku pakica ne raport me autoktonet eshte shumice demografike dhe se zona nuk zhvendoset nese personat levizin ne brendesi te territorit.

Ju gabuat sepse nuk degjuat dhe nuk lexuat se zona te pakicave ka vetem në hapsirat nderkufitare. Ju u nxituat dhe nuk me degjuat edhe kur ju shpura fjale zyrtarisht dhe fola me ju qe drejtoni Parlamentin, dhe ju thashë mos, mos se do shihni se cdo tu vije pas. Ju me thate ka hyre per procedure dhe nuk e ndalojme dot…Historia do ju ndeshkoje ju thashë.

Nuk kaluan shumë kohë dhe ja tani nje nga 15 pikat e BE s eshte per ligjin e pakicave. Ju krijuat nje situate te paqene se e shpute ne 20% numrin e tyre, kur ato kurre nuk kane qene me shume se 2.9-3.1%.

Ju nuk dini se ç’jane pakicat etnokulturore si bashkesi etnike para krijimit te kombit dhe kur ai krijohet ato shkrihen ne kombin e autoktoneve duke mbajtur disa veçori si eshte gjuha dhe besimi fetar.

Ju gabuat se levizjen e lire edhe te individeve te pakicave e shoqeruat me njohjen si pakicë kombëtare edhe ne hapsira ku nuk ka zone pakicë dhe tani rrifni uje ne hava duke bere gabime te reja, qe t’ju pranojne ne BE dhe nxirni pakica greke dhe ne mallakaster apo deri në veri…

Jo shteti nuk drejtohet pa shkencë, dhe kujdes, ju kane vene perpara shtete qe as e njohin dhe as e kane firmosur Konventen Kuadër të Këshillit të Europës për pakicat.

Injoranca nuk eshte argument thoshin latinët. Para disa vitesh kur Pribe kryesonte grupin e BE per mareveshjen e stabilizim asocimit, u ngrite kjo çështje. Zonja Ermelinda Meksi më thiri dhe biseduam gjate duke sqaruar gjithçka dhe duke sqaruar dhe Brukselin.

Madje shpjegimi im u publikua dhe ne revisten qe botonte aso kohe Ministria e Integrimit me titull;” Problemet e medha te pakicave te vogla”.

Ju tani po i bëni pakicat etnokulturore si pakica kombetare dhe pse jo 20% të popullit shqiptar i nxorët nga kombe te huaja…

Ata qe jane shpallur bullgare dhe rumune kane mare dhe pasaportat e ketyre vende dhe ja kane mbathur ne BE dhe deri ne Angli…ndaj kujdes nuk jane ceshtje kaq te thjeshta, po permbysni historine me profanite tuaja…

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!