Në një klinikë në Freistatt, në provincën e Austrisë së Epërme, u bë një gabim i tmerrshëm në një ekip mjekësor, i cili preu këmbën e gabuar të një pacienti 82-vjeçar.

Pacientit iu desh t’i pritej këmba e majtë, por gabimisht iu pre këmba e gabuar, tha drejtori i klinikës, Norbert Fritsch.

Kjo u zbulua vetëm një ditë pas operacionit, gjatë ndërrimit të fashës.

Hetimi i të gjithë çështjes është në proces dhe mjekja e cila ishte në krye të kësaj çështje u pezullua, me kërkesën e saj.

“Ne duhet të zbulojmë se si ndodhi gabimi. Unë dua të kërkoj falje publike,” tha Fritsch.

Veçanërisht është tragjike që vetë pacienti, bazuar në sëmundje të tjera të shumta që ka, nuk ishte në dijeni se i ishte prerë këmba e gabuar. Ai nuk ishte në gjendje të tregonte gabimin edhe kur ia prenë këmbën.

Dhe kjo ndodh në Austri. Imagjinoni po të kishte ndodhur në Kosovë apo në Shqipëri se ç’mallkime do merrte ky vend, sigurisht dhe mjekët, duke u konsideruar djaj të cilët nuk dinë e nuk duan të kërkojnë falje e as të dorëhiqen pas gabimeve eventuale, e jo të rralla.