Indrit Tuci, sulmuesi 19-vjeçar nga Lezha, ka bindur me paraqitjet e tij dhe ka nënshkruar kontratën me skuadrën e Lokomotivës së Zagrebit deri në vitin 2024. Këtë edicion, ai numëron 14 ndeshje në të cilat ka shënuar dy gola.

Tuci tregon se çfarë domethënieje ka për të besimi i dhënë nga skuadra kroate. “Rinovimi edhe për katër vite do të thotë se sakrifica dhe mundi shpërblehen. Të kalosh nga U-19 në ekip të parë, nuk është diçka e lehtë. Kur na shohin bashkë ne shqiptarëve në ekip, me shaka na thonë ‘banda e shqiptarëve’”, shprehet Tuci për panoramasport.

Kroacia – Tuci, bashkë me shumë shqiptarë të tjerë po ambientohen mjaft mirë me kampionatin kroat, duke treguar vlera për t’u rritur në karrierë dhe për gazetën sulmuesi tregon diferencën me kampionatin shqiptar. “Në Shqipëri kampionati më duket më i lehtë, sepse në Kroaci është shumë i fortë fizikisht. Të gjitha ekipet janë të përgatitura nga ky aspekt. Lidhur me vështirësitë që has, them se ka vështirësi në pjesën taktike sepse në Kroaci punohet që në moshë të vogël. Gjë për të cilën, në Shqipëri nuk punohet kaq shumë për taktikën”, tregon ai.

Ndoshta ju pëlqen!

Transferimi dhe drejtori – Sulmuesi shpjegon se kush e ka bërë të mundur transferimin e tij në Kroaci si dhe është përgjigjur për deklaratën e bërë nga Tahiri pas rinovimit të talenteve kuqezi. “Transferimin tim e ka bërë të mundur Besnik Prenga. Nuk e di se çfarë ka thënë ekzaktësisht Tahiri, por unë nuk kam të bëj me asnjë kompani menaxhimi”, ka deklaruar Tuci.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!