Poezi nga Vernon Dalhart 

Mëngjes i së hënës qe rreth orës një,
kur i madhi Titanik andej-këndej lëkundej,
njerëzit filluan të bërtisnin “gjallë s’do mbesim asnjë!”
Ishte trishtuese që anija e madhe po fundosej.

Kur Titanikun e madh ata e ndërtuan,
thanë se uji gjë nuk do mund t’i bënte,
por Zotin e plotfuqishëm sakaq e harruan,
ishte trishtuese që anija e madhe po fundosej.

Ishte trishtuese që anija e madhe po fundosej,
ishte trishtuese…
Kishte gra, burra e vocërrakë, që jetët po i humbnin,
ishte trishtuese, ajo anije e madhe po fundosej…

Njerëzit po bënin rrugë të gjatë nga të tyret shtëpi,
ashtu tok, nuk e dinin se vakti u kish ardhur,
vdekja trokiti, qindra syresh i gëlltiti,
ishte trishtuese që anija e madhe po fundosej.

Ishte trishtuese që anija e madhe po fundosej,
ishte trishtuese që anija e madhe po fundosej…
Kish gra, burra e vocërrakë, që jetët po i humbnin.
Zot! Sa e dhimbshme! Anija e madhe veçse u fundos…

Inçizuar te Gennett Records, në vitin 1926. Përkthyer nga Bujar Meholli

Ju pëlqen!

Vernon Dalhart, emri i vërtetë i të cilit është Marion Try Slaughter, konsiderohet si njëri ndër artistët më të mëdhenj të muzikës Kantri. 

/www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.