E paralajmëroi me kohë se i ka ardhur fundi, presidentja i kërkoi dorëheqjen që të ikte e mos ta shkarkonin, Valdetja nuk pranoi, edhe ndodhi ajo që pritej, shkarkimi i Valdete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ-së.

Valdetja u shkarkua sepse nuk ishte e përgjegjshme në punën e saj, për më tepër nuk arriti asnjëherë të fshihte siglen e partisë që e delegoi, as simpatinë për Hashimin, për më tepër as urrejtjen për ndonjë parti politike, gjë që e bën të pamundur qëndrimin e saj në krye të KQZ-së. Nuk kam pritur asnjëherë që zonja Daka të hiqte dorë nga bindjet e saja politike, por ato mos të ndikonin në punën e saj në krye të KQZ-së.

Arsyetimet që i ka dhënë presidentja Osmani për shkarkimin e zonjës Daka qëndrojnë në plotni. Zonja Daka s’ka arritur asnjëherë të jetë mbi palët, asnjëherë se nën udhëheqjen e saj KQZ s’ka qenë më e politizuar deri në acarime të mbledhjeve, fyerja e ofendimeve, për shkak të vendimeve të njëanshme që ka bërë zonja Daka në bashkëpunim me disa parti politike, të cilat e kanë sjellë aty ku është.

Ju pëlqen!

E kuptoj plotësisht se çdo kryetar/e që ka qenë deri tani apo edhe do të jetë tutje në krye të KQZ-së s’do të jetë i paanshëm politikisht, meqenëse emërohet nga presidenti i vendit, megjithatë s’ka pse të shfaq hapur bindjet dhe animet e saja poitike kushdo që është në krye të KQZ.

Vadete Daka ka qenë në plotëni me linjën e PDK-së, duke arritur deri aty sa me çdo kusht është mundur që t’ua ndalojë mërgimtarëve që të votojnë në zgjedhjet e 14 shkuritt, pasi që e dinte se vullneti i mërgatës nuk përkonte me linjën e saj politike. Këto, dhe shumë vendime tjera me sfond politik, kanë ndikuar që zonja Daka të humbas legjitimitetin për të drejtuar këtë organ të lartë, që mbi të gjitha duhet të jetë apolitik dhe në harmoni me ligjet dhe të drejtën e votuesve dhe qytetarëve në përgjithësi.

Si askush tjetër deri më sot, Valdete Daka ka krijuar tensione të papara në mbledhjet e KQZ me vendimet e saja, duke mos arritur asnjëherë të jetë mbi palët, konform betimit të saj që do të “jem e pavarur në punën time”, betim të cilit nuk i është përmbajtur asnjëherë.

Prandaj, vendimi i sotëm i presidentes Osmani është plotësisht i drejtë, mbase pak i vonuar, por krejtësisht i përligjur nga veprimet e zonjës Daka. Është vendim aq më tepër i mirë, kur kemi parasysh faktin se në tetor të këtij viti mbahen zgjedhjet lokale, me zonjën Daka situate do të bëhej edhe më alaramante në KQZ, kështu që më largimin e saj kthehet besimi te KQZ si një organ i pavarur.

E mbështes këtë vendim, me bindjen se do të shërbejë edhe te të tjerët që mbajnë poste të tilla, e që duhet të jenë krejtësisht apolitik, që të veprojnë sipas betimit të tyre, ta kryejnë punën me nder dhe përgjegjësi, mos të bëhen vegël e askujt. Shpresoj se edhe personi që do ta pasojë zonjën Daka s’so të jetë palë por mbi palët, do të punojë konform ligjit dhe rregullores së punës, ndryshe do ta përjetojë fatin e njëjtë me Valdeten. Erdhi me mbështetjen e Hashimit, në vend se të largohej një ditë me medaljen e nderit, iku me medaljen e turpit./Faton Mehmeti/

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.