Bota ka ende një rrugë të gjatë për të dalë nga pandemia, por sëmundja vdekjeprurëse mund të kontrollohet me përpjekje të përbashkëta të vaksinimit në të gjithë globin, sipas drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Tedros tha në një konferencë në Gjenevë se në Janar dhe Shkurt ka patur një rënie me 6 javë radhazi të rasteve, por që prej atëherë, bota ka regjistruar 7 javë radhazi të rritjes së infeksioneve dhe 4 javë të rritjes së vdekjeve. Maria Van Kerkhove, liderja teknike e organizatës , tha se bota ka regjistruar mbi 4.4 milionë raste nga 4-11 Prill, që është 9% sipër javës së kaluar dhe java me numrin më të madh deri më tani. Shumë prej të infektuarve me koronavirus, përfshirë pacientët që e kanë kaluar lehtë, kanë përjetuar simptoma afat-gjatë të Covid-19, përfshirë lodhje, zbehje, marramendje, pagjumësi, dridhje, “mjegullim të trurit”, dhimbje të kyçeve dhe shqetësime në kraharor. Tedros tha se kjo sëmundje nuk është si gripi, pasi njerëz të shëndetshëm kanë vdekur dhe nuk dihen ende pasojat afat-gjatë të infeksionit për të mbijetuarit. Ai shtoi se vdekjet dhe mbikapacieti i spitaleve mund të shmanget, nëpërmjet vaksinimit efiçent në të gjithë botën.

“Fundi i pandemisë është ende i largët. Por ne kemi arsye për të qenë optimist. Rënia e rasteve dhe vdekjeve në 2 muajt e parë të vitit tregon se virusi mund të ndalohet. Me përpjekje të përbashkëta për masa publike të shëndetësisë dhe me vaksinim të barabartë, ne mund ta kontrollojmë këtë pandemi brenda disa muajve.”

Në disa vende, pavarësisht rritjes së infeksioneve, masat e kontrollit të pandemisë nuk janë vendosur ende dhe rreziku i transmetimit të virusit është shumë i lartë.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.