Me rastin e përfundimit të shërbimit të Taskforcës së EOD-së të KFOR-it Amerikan në Kosovë, kompania e deminimit e Gardës Kombëtare të FSK-së në bashkëpunim me ekipet e EOD-se Amerikane kanë organizuar demolimin e mjeteve të pashpërthyera në poligonin e Harilaqit.

Mjetet e shkatërruara janë mjete të gjetura në operacione të deminimit në Kosovë ku ndër to ishte edhe bomba 100- kilogramëshe e Luftës së Dytë Botërore.

Ne këtë organizim kane marre pjese shefi i Shtabit të GK, N. Kolonel Nevzat Asllani, KOMRMC N.KOL Shpend Zogaj dhe mysafir nga Shtabi i KFOR-it në kampin Film City.

Ju pëlqen!

Me këtë kastë janë ndarë mirënjohje për shërbimin në Taskforcën EOD në Kosove.

N.kolonel Nevzat Asllani në emër të Komandantit të Gardës , Gjeneral Brigade Xhevahir Geci i ka falënderuar për punën e tyre në Kosovë dhe u ka uruar suksese të mëtutjeshme.
Pas përfundimit të demolimeve Komandanti i Kompanisë se Deminimit, Major Gezim Sada i ka dhuruar udhëheqësit të TASKFORCE EOD Toger Michael Villahermosa dekoratën e Kompanisë së Deminimit .

Toger Villahermosa , Majorit Gëzim Sada dhe zëvendës Komandantit të Kompanisë së Deminimit, Kapiten Beslir Hoxhaj, ju ka dhuruar hartën e Kosovës që përmban fragmente nga mjetet e shkatërruara në operacionet e përbashkëta.

Lexo po ashtu:  Ekskluzive/ “Gati për luftë me rusët”, flet Emanuel Bazanji, ushtaraku shqiptar në Ukrainë
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!