Qeveria Kurti sapo ka shkarkuar kryeshefin Ekzekutiv Besim Baraliun në KRU “Hidroregjioni Jugor” SH.A, në Prizren.

Në një dokument të publikuar nga mediat thuhet se bordi i përkohshëm i drejtorëve të Kompanisë Rajonalë të Ujësjellësit “ Hidroregjioni Jugor” i ka ndërprerë kontratën e punës Baraliut.

Kujtojmë se para dy viteve Gjykata Themelore në Prizren e ka shpallur fajtor Besim Baraliun, kryeshef ekzekutiv i Hidroregjionit Jugor për veprën e sulmit fizik ndaj një punëtori dhe shkaktimit të lëndimeve të lehta trupor.

Ju pëlqen!

Viktima Izet Aliu ka bërë të ditur për mediat se Baraliu është dënuar me gjobë në vlerë 500 euro për veprën e lartcekur.

Prokuroria Themelore në Prizren kishte ngritur aktakuzë për shkak se Besim Baraliu nga fshati Bukosh i Suharekës me banim në Prizren, me datën 16 maj 2016, rreth orës 10.40 minuta në Prizren në rr.Wesli Clark në ambientet e Hidroregjionit Jugor, i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore personit tjetër, i cili kishte rezultuar me dëmtimin e përkohshëm të shëndetit të personit tjetër.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!