Filantropi Thoma Turtulli ishte bamirësi që i dhuroi Korçës bibliotekën, kinemanë, liceun, spitalin dhe jetimoren. Ai la pas një pasuri të madhe për qytetin e Korçës.

Ishte ai që përgatiti pajën e shumë familjeve të varfra korçare dhe fitoi dashurinë e simpatinë e shumë personave.

Familja Turtulli ishte një prej familjeve më të njohura tregtare të kohës. Thoma Turtulli dhe kompania e tij zhvillonte tregti me Durrësin, Shkodrën, Tiranën, por edhe me Selanikun, Manastirin e Stambollin.

Ju pëlqen!

Shumë shpejt ai iu përkushtua punëve të mëdha filantropike, për ta bërë Korçën, shembull të një qyteti evropian.

Kështu në qytetin e Korçës më 25 dhjetor 1927-ë, çeli dyert kinemaja “Majestic”. Kjo kinema e bukur u ngrit nga Kompania Anonime Shqiptare “Cinemato”, e krijuar prej Thoma Turtullit.

Ai i dhuroi qytetit arsimdashës të Korçës, bibliotekën, duke parë etjen e madhe për dije të korçarëve. Në qytetin tonë e rreth tij, ekzistonin shumë libra nga bibliotekat e dikurshme të Voskopojës, Vithkuqit e vetë Korçës si dhe të sjella dhe nga shoqëria “Vatra” e SHBA-ës.

Biblioteka e re e Korçës, e inauguruar më 1930-ën, numëronte rreth 30.000 libra.

Korçës së kulturës biri dhe filantropi i madh, Thoma Turtulli i dhuroi edhe, liceun, këtë vatër dije, brenda e jashtë Shqipërisë. Kurse spitali i qytetit u inaugurua më 1934-ën.

Pas përfundimit të tij bashkëshortja e Thoma Turtullit, Athinaja, i dhuroi shtetit 40.000 franga ari për ndërtimin e shkollës industriale.

Veprat e këtij bamirësi të madh edhe sot shkëlqejnë në Korçën dhe janë shprehje e frymës evropiane që mbolli në këtë qytet, Thoma Turtulli e filantropë të tjerë me emër.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.