Frutat janë një grup ushqimor që mund t’i bëjë konfuzë ata që hanë ushqime me pak karbohidrate apo diabetikët.

Ka dhe disa dieta, të cilat madje as nuk lejojnë të konsumohen fruta në fazën e parë të tyre.

Mund të keni dëgjuar se nuk duhet të shqetësoheni për sheqerin në fruta, sepse është natyral.

Por, në fakt kjo nuk është plotësisht e vërtetë.

Sigurisht, frutat përmbajnë shumë lëndë ushqyese dhe pavarësisht sheqerit që kanë ia vlejnë të konsumohen.

Në anën tjetër, disa njerëz i trajtojnë sheqernat më mirë se të tjerët dhe në qoftë se jeni dikush që ndiqni një dietë të ulët në karbohidratë, duhet të keni kujdes.

Nëse është e mundur, kontrolloni glukozën në gjak, për të parë se si frutat (apo ndonjë ushqim tjetër) ndikon në të.

Lajm i mirë është se frutat me më pak sheqer, janë disa prej frutave që kanë më shumë vlera ushqyese, duke përfshirë antioksidantë dhe fitonutrientë të tjerë.

Frutat me më pak sheqer

Sasi të vogla limoni

Mjedrat

Boronicat e zeza

Boronicat e kuqe

Frutat me pak ose me sasi mesatare sheqeri

Luleshtrydhet

Pjepër i verdhë

Papaja

Shalqi

Pjeshkët

Nektarinat

Boronicat

Pjepri

Pjeprat e ëmbël (pjeprat nektar)

Mollët

Gujava

Kajsitë

Grejpfruti

Frutat me shumë sheqer

Kumbullat

Portokajtë

Kivi

Dardha

Ananasi

Frutat me më shumë sheqer

Mandarina

Vishnjet

Rrushi

Shega

Mangoja

Fiqtë

Bananet

Frutat e thatë, të tilla si hurmat e Arabisë, rrushi, kajsitë dhe kumbullat e thara.