FRITZ HABER

Fritz Haber nga fillimi i viteve 1900 u be nje nga shkencetaret me te famshem pasi arriti te gjente menyren e konvertimit te azotit ne nje produkt industrial (plehrat kimike). Azoti qe perben 79% te ajerit deri atehere ishte konsideruar si i padobishem, por Haber duke u nisur ky element arriti te prodhonte plehrat e para kimike qe do te sherbenin per rritjen e prodhimit bujqesor.
Procesi i Haberit eshte shume i komplikuar, por ne vija te trasha pershkrimi do te ishte: azoti nxehet deri ne 450 grade celsius dhe injektohet hidrogjen, ndersa presioni rritet deri ne 200 atm, si dhe shtohet pak osmium si katalizator (ne literatura te tjera gjen si katalizator edhe hekurin) dhe si perfundim marrim amoniak, nga i cili prodhohet lehtesisht nitrati i amonit duke e trajtuar me acid nitrik (proces tjeter qe kerkon shume shpjegime).


Duke perdorur vetem pleh natyral do te kishte qene e pamundur te ushqeheshin te gjithe njerezit ne bote me ate ritem te rritjes se popullsise qe shkaktoi revolucioni industrial dhe me pas zhvillimi i antibiotikeve. Pavaresisht se plehrat kimike jane nje burim serioz ndotjeje i ujerave nentokesore vazhdojne te mbeten shume te rendesishme ne bujqesi. Gjithsesi, ka nje “por” te madhe per Haberin, sepse qellimi kryesor qe u angazhua ne prodhimin e amoniakut nuk ishin plehrat kimike, por krijimi i eksploziveve te fuqishem per Gjermanine.
Pasi filloi Lufta e Pare Boterore ushtria e Gjermanise e punesoi Haberin ne divizionin e prodhimit te gazrave helmues. Pavaresisht se ai kishte fituar shuma te medha parash me patentat e tij te amoniakut nuk hoqi dori nga puna me ushtrine, madje divizioni i gazrave filloi te quhej “Zyra e Haberit”, per me teper e ngriten ne detyren ushtarake duke e bere kapiten, dicka qe e gezoi jashte mase. Por, familja e tij ishte shume pak krenare per punen e tij ne ushtri dhe acaroi shume keq marredheniet me personin qe e vleresonte me shume, me gruan e tij Clara Immerwahr. Ajo ishte gjithashtu gjeni ne kimi. E para grua qe arriti te merrte doktorature ne Gjermani, ne Universitetin Prestigjioz te qytetit te lindjes se Haberit, Breslau (tani “Wroclaw”). Haberi, pavaresisht se ishte gjeni ne kimi, ishte shume patriarkal. Clara thoshte se “nuk e heq kurre perparasen e kuzhines” dhe se “Haber e vendos veten e tij gjithmone ne vend te pare, si ne martese ashtu edhe ne shtepi”. Ajo e ndihmoi shume Haberin te perkthente doreshkrimet ne anglisht dhe mbi te gjitha e ndihmoi ne procesin e prodhimit te amoniakut, per te cilen asaj nuk i njihet asnje merite. Por, Clara refuzoi ta ndihmonte Haberin ne zhvillimin e gazit helmues me baze bromin.
Francezet kishin zhvilluar gaz lotesjelles, i cili vetem ne pak raste mund te shkaktonte vdekjen. Por, nga fillimi i vitit 1915 Haber kishte nje pergjigje ndaj gazit lotesjelles te francezeve. Ne menyre brutale gjermanet testuan armet e tyre kimike mbi ushtaret britanike, te cilet nuk zoteronin arme te tilla, por ashtu si edhe njehere tjeter, armet kimike qe kishte zhvilluar Haber nuk funksionuan ashtu sic pritej duke mos shkaktuar viktima midis britanikeve, madje keta te fundit as qe e kuptuan se ishin sulmuar. Gjithsesi, ushtria gjermane nuk do te dorezohej, prandaj filloi te investonte me shume burime ne divizionin e Haberit. Pas nje dredhie te interpretimit te paktit te Hages qe ndalonte pajisjet qe shperdanin gaz helmues ne lufte, ata provuan armet e reja kimike me baze ksilil bromidin, quajtur nga gjermanet “weisskreuz” (Kryq i Bardhe). Kesaj radhe nuk sulmuan britaniket, por ushtaret ruse ne Rusi. Ajo cfare kishin harruar te llogarisnin ishte temperatura shume e ulet ne frontin rus gje qe shkaktoi ngrirjen e ksililit te bromidit. Duke qene se me bromin nuk i eci mbare asnje alternative Haberi vendosi ta provonte me klorin.
Klori eshte me agresiv dhe i sulmon qelizat e trupit shume me shpejt. Ai e shnderron lekuren e viktimes ne te verdhe, jeshile ose te zeze dhe mbi te gjitha syte i demton shume rende. Ne mushkeri fillon te mblidhet leng i krijuar nga bashkeveprimi i klorit dhe praktikisht njerezit vdesin nga mbytja.
Haberit nuk i mjaftone qe kishte krijuar nje arme kimike te frikshme, por drejtoi me entuziazem sulmin e pare te suksesshem me arme kimike ne histori qe shkaktoi vdekjen e menjehershme te 5,000 ushtareve franceze ne menyren me te tmerrshme te mundshme ne komunen Ypres te Belgjikes.
Ne kohen e lire, Haber, shpiku “ligjin biologjik” te njohur si “Rregulli i Haberit” qe bente lidhjen midis perqendrimit te gazit, kohes se ekspozimit ndaj gazit dhe shkallen e vdekshmerise. Per te bere kete lidhje duheshin shume te dhena, pra duheshin shume te vdekur.
Clara, e tmerruar nga projektet e armeve kimike i kerkoi Haberit te mos merrej me keto projekte me, por si gjithmone Haberi as kete radhe nuk e degjoi fare. Ai kishte ardhur vetem sa per te kaluar naten dhe pastaj do te nisej per ne frontin lindur ku do te drejtonte sulmet e tjera me arme kimike. Pas nje zenke shume te ashper, Clara naten vone shkoi ne kopshtin e shtepise dhe vrau veten me pistoleten e Haberit.
Gjermania e humbi luften pavaresisht se Haberi perbente nje avantazh shume te madh per forcat e saj ushtarake. Reagimi nderkombetar ndaj Haberit ishte shume i komplikuar. Ai fitoi me 1919 cmimin Nobel ne Kimi te vitit 1918 (cmimet Nobel ishin pezulluar gjate luftes) per procesin e prodhimit te amoniakut nga azoti edhe pse plehrat e tij kimike nuk kishin mbrojtur dot nga uria mijera gjermane gjate luftes. Nje vit me vone Haber u akuzua si kriminel lufte nderkombetar qe kishte shkaktuar vdekjen e qindra mijera njerezve dhe kishte terrorizuar miliona te tjere. Por, akuza mbeti thjesht “akuze”.
Pas Luftes se Pare Boterore Gjermania detyrohej te paguante shuma te medha parash vendeve fituese. Haber, duke qene se ishte shume nacionalist iu vu punes per te ekstraktuar nga uji i detit ne menyre qe ai vete t’i paguante te gjithe parate qe kishte borxh Gjermania, por deshtoi. Me pas ai vendosi te punonte si keshilltar i armeve kimike per Bashkimin Sovjetik.
Pervec procesit te prodhimit te amoniakut Haber njihet edhe per prodhimin e nje insekticidi te quajtur “Zyklon A” para luftes, ndersa pas luftes nje kompani gjermane duke perdorur kete insekticid krijoi nje tjeter me te fuqishem, famekeqin “Zyklon B”, me te cilin gjermante shfarosen hebrenjte dhe te burgosurit e tjere ne kampet e perqendrimit.
Nazistet e perzune nga Gjermania me 1934 per shkak se Haber ishte cifut, pavaresishte se ai ishte nacionalist i flakte.

Ju pëlqen!

Marre nga Genti Mingla duke u bazuar ne librin “The Disappearing Spoon; Sam Kean”.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!