Është e turpshme ajo që ndodhi në Skenderaj ditën e djeshme, ku militantë të porositur, penguan një parti politike (Vetëvendosjen), të zhvillojë fushatën atje përmes tubimeve. Më e turpshme është mënyra se si u pengua, njëjtë si në Mitrovicë ku shkuan Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.

Ajo që ndodhi dje do ta turpëronte edhe familjen heroike Jashari, e do ia humbte dinjitetin drenicakëve si mikëpritësa.

Duke e ditur që shpresa e vetme për vota është Skenderaji, PDK-ja atje u mundua ta barrikadojë bastionin e vet, pasi kanë filluar ta ndjejnë frikën, që rrënjët i ka në Podujevë, pasi në Llap LDK-ja humbi bastionin e saj shumëvjeçar, pikërisht nga Vetëvendosja.

Ju pëlqen!

PDK-ja nuk do të arrijë asnjëherë të qëndrojë në politik nëse e humb Drenicën, e në anën tjetër LDK-ja edhe po të humb bastion, do të arrijë gjithmonë të mbijetojë në skenën politike, pasi struktura e saj ka shtrirje të qëndrueshme në të gjithë Kosovën.

Çdo mundësi e humbjes së bastionit të PDK-së, Drenicës, do të thotë që ata do të duhet të mendojnë për drynat që do t’ua vendosin zyrave.

Padyshim që militantët që gjuajtën me gurë e vezë Albin Kurtit, madje edhe e ofenduan, kanë prapa tyre dikë me fuqi të madhe politike, nga PDK-ja.

Drenica nuk është e PDK-së, por është e gjithë Kosovës. Madje, edhe në listën e VV-së ka disa kandidatë nga Skenderaj, të cilët organizuan një tubim madhështor mbrëmë atje.

Qasja e PDK-së ndaj këtij incidenti, ku në fakt do të duhej të distancoheshin, ata kritikuan Kurtin për provokim me vizitën e tij në Drenicë. Ata përdorën gjuhën e Vuçiqit, ku ky i fundit e cilësoi provokim vizitën e Kurtit dhe Osmanit në Veri të Kosovës. PDK-ja gjithashtu edhe fushatën e prezantoi njëjtë sikur Vuçiqi, ku Enver Hoxhaj doli të prezantojë programin.

Në anën tjetër Ganimete Musliu e quan psikopat Albin Kurtin, që është shqetësuese dhe serioze për një politikane, deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

PDK-ja në Skenderaji do të shkatërrohej me një bashkëpunim të mundshëm të Bekim Jasharit me Lëvizjen Vetëvendosje, nëse ai garon për kryetar të Skenderajt nën logon e VV-së. Qytetarët e Skenderajt kanë filluar të i ikin mashtrimit 20 vjeçar nga politika atje, ndonëse disa naivë po bëhen cak i keqpërdorimeve nga krerët e PDK-së atje, gjë që është e mjerueshme.

Njëjtë sikur në Llap, edhe në Skenderaj do të ndodh ndryshimi./Drilon Rrahmani/

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.