Edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka folur rreth temës për hapjen e arkivave të UÇK-së! Çitaku po frikësohet shumë sepse Serbia dëshiron të barazojë politikat e saj kriminale me gjenocidin me luftën çlirimtare të Kosovës!

Arkivat supozohet do të zbulojnë se UÇK-ja ka dashur zhdukjen e popullatës Serbe në Kosovë, gjë që siç sqaroi dhe nënkryetarja e PDK-së nuk qëndron aspak.

Sipas saj qeveria e Kosovës nuk e ka as vetë të qartë se për çfarë ka rënë dakord në Bruksel. Por ka harruar se Qeveria Thaci ishte ajo qe e solli Zajednicën dhe dominimin e Beogradit në Kosovë.
“Serbia e ka futur delegacionin e Kosovës në grackë dhe tani unë druaj që Serbia do të refuzojë të na ndihmojë në gjetjen dhe në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur duke thënë se, ju nuk po na ndihmoni ne dhe as ne nuk do ju ndihmojmë ju” – tha Çitaku në Euronews Albania, përcjell MekuliPress.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.