Plot katër stacione radiosh franceze, kanë njoftuar se nuk do të kenë mundësi të transmetojnë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Francës ditën e nesërme, për dëgjuesit e tyre.

Është gazeta franceze “L’Equipe”, që shkruan se përfaqësuesit e radiove “Europe 1”, “Radio France”, “RMC” dhe “RFI”, kanë njoftuar se transmetimi nuk është i mundur prej “kostove teknike”, të kërkuara nga Federata Shqiptare e Futbollit, shkruan panorama sport.

Përveç kostove tradicionale për instalimin dhe përdorimin e linjave, nga ana e FSHF siç duket ka ardhur edhe një kërkesë për një kosto tjetër, që për francezët nuk ishte e justifikueshme, dhe nuk ishte aspak në përputhje me rregulloren e UEFA-s.

Ju pëlqen!

Në këtë çështje ka ndërhyrë edhe Federata Franceze e Futbollit, duke u përpjekur për të gjetur një kompromis, por pa një marrëveshje në fund.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!