Presidenti francez Emmanuel Macron refuzoi t’i përshkruante veprimet ruse në Ukrainë si “gjenocid” në një intervistë televizive me transmetuesin publik France 2.

I pyetur nëse ai, ashtu si presidenti amerikan Joe Biden, do të përdorte termin “gjenocid” për vrasjen e ukrainasve nga ushtria ruse, Macron ka thënë: “Unë do të isha i kujdesshëm me terma të tillë sot sepse këta dy popuj [rusët dhe ukrainasit] janë vëllezër. Dua të vazhdoj të përpiqem, sa më shumë që të mundem, për të ndalur këtë luftë dhe për të rindërtuar paqen. Nuk jam i sigurt se përshkallëzimi i retorikës i shërben kësaj kauze”.

“Ajo që mund të themi me siguri është se situata është e papranueshme dhe se këto janë krime lufte. Ne po jetojmë përmes krimeve të luftës që janë të paprecedentë në tokën tonë – tokën tonë evropiane”, shtoi ai.

Ju pëlqen!

Presidenti francez, i cili aktualisht kandidon për rizgjedhje, vuri në dukje gjithashtu bashkëpunimin e Francës me Ukrainën për të hetuar krimet e supozuara të luftës.

“Rusia ka filluar në mënyrë të njëanshme një luftë jashtëzakonisht brutale, tani është vërtetuar se ushtria ruse ka kryer krime lufte dhe tani duhet të gjejmë ata që janë përgjegjës”, ka thënë Macron.

Të mërkurën, Bideni i quajti “gjenocid” veprime ruse në Ukrainë, duke shënuar herën e parë që presidenti amerikan përdori një termë të tillë.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.