Qeveria franceze do të njoftojë rregulla të reja për të lehtësuar emigracionin ekonomik. Do të lejohet në sektorët që po hasin vështirësi për krahë pune e kjo do të kompensohet përmes punësimit të të huajve. Kjo paralajmërohet nga media pranë qeverisë së Edouard Philippe.

Dekreti i ri parashikon caktimin e përvitshëm të numrit të personave që mund të hyjnë në Francë për të punuar në sektorët ku mungon fuqia punëtore, duke hequr detyrimin që kompanitë dhe individët që punësojnë të faktojnë se nuk kanë arritur të gjejnë fuqi punëtore në radhët e francezëve.