– Pse u bëmë të verbër?

– Nuk e di, ndoshta do ta zbulojmë një ditë arsyen. Do të ta them se ç’mendoj unë? Unë mendoj se nuk u bëmë të verbër, se ne ishim të verbër. Të verbër që shohin, të verbër që, duke parë, nuk shohin” – Jose Saramago

Disa fjalë për Jose Saramagon:

Ju pëlqen!

Jose Saramago u lind Azinhaga, në Portugali më 1922. Romani i tij i parë në stil realist, “Toka e mëkatit” doli më 1947. Në vitet gjashtëdhjetë bëhet një nga kritikët më të fortë të vendit tij dhe më ’66 boton përmbledhjen e parë poetike “Vargje të mundshme”. Drejton për 12 vjet një shtëpi botuese dhe 1972-’73 është kurator i suplementit kulturor të “Diario de Lisboa”.

Pas viteve 70, shfaqet një tjetër Saramago (nëndrejtor i të përditshmes Diario de Noticias më ’75 dhe shkrimtar i lirë), i aftë për ta çliruar narrativën portugeze nga rrënjët e së kaluarës. Kjo është një nga disa arsyet pse ai meritoi më 1998 Çmimin Nobel. Më 1980 botoi “Toka me emrin Alentejo” për revoltën e popullit në skaj të Portugalisë lindore.

Suksesi i tij i parë i madh ishte botimi më 1982 i romanit “Memoriali i kuvendit”, pasuar nga “Viti i vdekjes së Ricardo Reis”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!