Si të mësoni ta doni veten?

Mënyra më e thjeshtë mund të jetë të merrni një fletore dhe një laps në disa ngjyra dhe të filloni të shkruani. Duhet të shkruani gjithçka për veten, si një individ sheh, përjeton, çka ndjen, si sillet, për çka flet, kryesisht, si duket…

Së pari, njeriu duhet të bëhet i vetëdijshëm për cilësitë e tij (secili nga ne, pa marrë parasysh si jemi, posedon cilësi), ashtu siç posedon edhe ato tipare me të cilat nuk krenohet edhe aq shumë. Do të ishte mirë që ato të shkruhen. Të Dashuruarës i kam thënë t’i shkruaj. Dhe të lihet mjaft hapësirë për të shtuar të reja. Çdo ditë e re do t’i zbuloj diçka të rëndësishme për veten e saj. I thashë asaj të mësojë ende. Të mësojë gjithçka për veten dhe ta njohë atë në plotëni. Sepse, mund ta ndryshojmë vetëm atë për të cilën jemi të vetëdijshëm dhe të cilën e pranojmë. Kur individi ta njohë mirë veten, le të niset në aksion. Le të përcaktojë nën qëllime, p.sh. të krijojë komunikim më të mirë me të tjerët.

Ju pëlqen!

Çdo ditë e Dashuruara kishte për detyrë të regjistronte se si komunikon me njerëzit e tjerë. Nëse lëshohet me bashkëbiseduesin apo mbase zemërohet, dhe bëhet agresive… Vuri re se çfarë ishte mirë, dhe çka duhet të ndryshojë. Pyeste njerëzit e afërt se çfarë mendojnë për të. Kur vendoset një komunikim i mirë (marrëdhënie respektuese për veten dhe të tjerët), vetëbesimi dhe vetërespekti i individit do të rritet ndjeshëm. Nën qëllimi i ardhshëm do të mund të ishte, p.sh. që të arrihet kontrolli mbi emocionet, të mësohet të edukohen emocionet dhe kështu me radhë… Çdo gjë që të Dashuruarën e mundonte, më të cilat vështirë përballej…të gjitha i regjistroi dhe punuam në atë që kjo të ndryshojë.

Mbani mend: mos u mundoni të ndryshoni të tjerët! Është punë e kotë, harxhim i energjisë. Gjithçka çka mund të bëni është të ndryshoni vetveten.

Qëllimi i përbush njerëzit dhe e bën jetën më kuptimplotë. Kështu që, në çdo periudhë të jetës suaj, është e rëndësishme të keni qëllime. Nese keni disa qëllime njëkohësisht, përcaktoni prioritetet. Mos merrni përsipër një punë që nuk mund ta kryeni në fund si duhet. Kjo do të ndikojë keq në mendimin tuaj për veteveten. Qëllimet jetësore mund të ndahen në dy grupe: të jashtme dhe të brendshme. Qëllimet e jashtme shkojnë kah suksesi financiar, e kjo do të thotë të kesh sa më shumë para dhe të mira materiale: statusi social siguron famë, popullaritet dhe admirim nga njerëzit e tjerë; pamja tërheqëse do të thotë t’u pëlqesh të tjerëve, të dukesh bukur dhe të kesh imazh modern.

Qëllimet e brendshme mundësojnë vetëpranimin, përkatësisht arritjen e pjekurisë dhe zhvillimit personal, marrjen e kompetencave dhe gjetjen e kuptimit: lidhjen, përkatësisht ralizimin e marrëdhënieve të ngushta të partneritetit dhe miqësisë: kontributin për shoqërinë, përkatësisht ndihma që jeta e të tjerëve të jetë më e mirë. Personat të cilët u kushtojnë rëndësi më të madhe motiveve të brendshme kalojnë më mirë sepse kanë ndjenjë më të madhe të vetëralizimit, simptoma më të vogla të ankthit dhe depresionit, ndjenjë më të madhe të lumturisë dhe kënaqësisë jetësore, numër më të vogël të problemeve shëndetësore, vetëbesim më të madh, janë më të hapur për përvoja të reja, më pak bien nën ndikim të substancave psikoaktive, kanë më tepër dhembshuri për të tjerët, kanë marrëdhënie më të mira dhe më afatgjata miqësore dhe partneritet…

Personat të cilët synojnë kah realizimi i qëllimeve të jashtme, ndjenën e vlerave personale, e bazojnë në mendimet e njerëzve tjerë, mund të ndihen të frustruar, dhe një ndjenjë e tillë krijon pakënaqësi. Prandaj, shpaguhet që të jesh ndryshe nga shumica e civilizimit bashkëkohor dhe sa më shumë të ushqesh ato motive, të cilat në afat më të gjatë, sjellin rezultate më të mëdha. Është më e lehtë dhe më atraktive të merresh me kënaqësitë afatshkurtëra, mirëpo ato nuk na sjellin lumturi. Duhet të jemi këmbëngulës, dhe pas punës së gjatë dhe mbase shumëvjeçare të fitojmë rezultatet e duhura. Qëllime ka shumë. Por mbetet te ju që t’i përcaktoni ato të duhurat. Mbase e Dashuruara ende nuk dinte të përcaktonte qëllimin e vërtetë, por Miranda, nga historia “Letrat nga e kaluara”, sigurisht s’e dinte.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.