Ndonjëherë, është e vështirë që të mbajmë mend emrin e vendeve që vizitojmë, ose sepse ato janë të vështira për t’u shqiptuar ose sepse janë shumë të gjata.

Por, ky problem është i zgjidhur në një fshat norvegjez, që ka emrin më të shkurtër në botë. Bëhet fjalë për Å (që në gjuhën tonë shqiptohet si zanorja “o” dhe do të thotë përrua), një katund i vogël në veriperëndim të Norvegjisë, në Ishujt Lofoten.

Å ishte një fshat që merrej me peshkim, i specializuar në kriposjen dhe tharjen e peshkut, veçanërisht merlucit, por vitet e fundit ka vendosur që të bëhet një fshat turistik, duke përfituar nga bukuria e tij.

Ju pëlqen!

Nga njëra anë, deti lejon peshkimin. Nga ana tjetër, malet përreth ofrojnë pamje spektakolare pas një dite shëtitjeje. Peizazhi i tij piktoresk plotësohet nga shtëpitë e kuqe që “notojnë” mbi ujë.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.